Flash

Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e Hoxhës: Liverpool përmbys Milan, tifozët protestojnë

Lapsi.al 17 September 2024
Video/ Bayern rekord absolut, 12 herë tundën rrjetën e

Mbrëmje spektakolare në Champions League me gola, rekorde e emocione, që duket se ky format i ri do të dhurojë shumë. Liverpool pushton San Siron, duke përmbysur 1-3 Milan. Provë force e Reds, por jo aq sa e Bayern Munich, që keqtrajtoi Dinamo Zagreb në Allianz Arena. Një rekord në Champions 9-2 për bavarezët, ndaj kroatëve ku luan Arbër Hoxha. Asnjë problem për Real Madrid, ku debutoi në Champions me fanellën Blancos Mbappe. Gol për francezin, ndërsa Rudiger e Endrick kompletuan 3-1 ndaj Sttutgart. Sukses edhe për Sporting, që në Lisbonë likuidoi 2-0 Lille.

MILAN 1-3 LIVERPOOL

Rrugëtimi i Milan në formatin e ri të Champions League nisi me një humbje. Në San Siro, kuqezinjtë humbën 3-1 kundër Liverpool. Pulisic iluzionoi teknikun Fonseca duke shënuar pas vetëm 3 minutash, por lojtarët e Slot e kthyen rezultatin falë goditjeve me kokë nga qendërmbrojtësit: Konate pas një goditje dënimi në minutën e 23' dhe van Dijk pas një goditje nga këndi në minutën e 41'. Më pas Szoboszlai mbyll rezultatin në minutën e 67'. Sikur të mos mjaftonte, italianët rrezikojnë të kenë humbur për ndeshjet e ardhshme edhe Maignan, i cili doli në minutën e 51' dhe duhet vlerësuar në prag të derbit ndaj Inter. Në fund pati një kontestim shumë të ashpër nga Curva Sud, me stadiumin që tashmë kishte nisur të zbrazej një çerek ore më parë.

BAYERN MUNICH 9-2 DINAMO ZAGREB

Fitore historike për Bayern Munich, duke qenë se asnjë skuadër nuk kishte shënuar kurrë nëntë gola në një ndeshje të vetme të Champions: gjermanët fituan 9-2 dhe panë tre gola të tjerë të anuloheshin kundër Dinamo Zagrebit. Ndeshja e pati vështirë të ndizej në Allianz Arena, edhe pse duket e vështirë ta mendosh kështu. Bayern pa dy gola të njëpasnjëshëm të anuloheshin: Musiala më parë e Gnabry më pas në pozicion jashtë loje. Megjithatë, në rastin e dytë aksioni duhej të rishikohej për shkak të një faulli ndaj Pavlovic, që çoi në një penallti. Kane e ktheu në gol për avantazhin e minutës së 19'. Kaloi një çerek ore dhe gjermanët dyfishuan epërsinë me eurogolin e Guerreiro. Bavarezët e mbyllën pjesën e parë me rezultatin 3-0, falë golit të Olise në minutën e 38'.

Lexo më tej: Video/ Champions nis nën shenjën e Juventus: super performancë e skuadrës së Motta, fiton edhe Aston Villa

Neuer nuk ishte në fushë në pjesën e dytë, u zëvendësua si masë paraprake pas një goditjeje në shpinë dhe Dinamo Zagreb u rikthye në ndeshje: Petkovic (48') dhe Ogiëara (50') përfituan nga përgjumja në mbrojtjen e Bayern. Madje Pjaca iu afrua një barazimi të bujshëm, por zgjimi i kroatëve ndoshta ishte i gabuar. Pas një çerek ore të komplikuar, Bayern rivendosi distancën me Kane (57'). Anglezit iu anulua edhe një gol, por Bayern rriti epërsinë me Olise (61') dhe pastaj ish-lojtari i Tottenham kompensoi golin e anuluar me dy penallti: poker për Kane (73' dhe 78'), që i bëri shifrat 7-2.

HOXHA PA GJURMË

Në fushë tani u fut edhe Arbër Hoxha, po nuk kishte me asgjë për të bërë. Dinamo nuk ishte më në fushë dhe u fundos përfundimisht, duke pësuar edhe golin e tetë nga Sané, i cili iu bashkua festës në minutën e 85'. Nuk ka mbaruar ende, sepse në shtesë Goretzka shënoi me kokë (92'): përfundon 9-2, poshtërim për një Dinamo që kishte ëndërruar për pak çaste barazimin.

League Stage Champions League

Juventus 3-1 PSV Eindhoven

Young Boys 0-3 Aston Villa

AC Milan 1-3 Liverpool

Bayern Munich 9-2 Dinamo Zagreb

Real Madrid 3-1 VfB Stuttgart

Sporting CP 2-0 Lille

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI