Flash

Zjarr në një rafineri nafte në Greqi, ka të plagosur

Lapsi.al 17 September 2024
Zjarr në një rafineri nafte në Greqi, ka të plagosur

Tre punëtorë raportohet se kanë mbetur të lënduar si pasojë e zjarrit në një rafinerie nafte në Korinth, Greqi. Gjithashtu autoritetet greke bëjnë të ditur se flakët janë vënë nën kontroll. Ndërsa tre të lënduarit janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

“Sot, 17 shtator, një zjarr i rëndë ka ndodhur në zonën e njësive të rafinimit të rafinerisë jugore të rafinerive të Motor Oil në Agioi Theodorou. Shkaqet mbeten ende të panjohura. Si pasojë e zjarrit kanë mbetur të plagosur lehtë 3 punonjës të një kompanie kontraktore bashkëpunuese, të cilët janë dërguar në spitalin e Korintit dhe po marrin të gjithë kujdesin e nevojshëm”, thuhet në deklaratë.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI