Flash

Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir Beqaj

Lapsi.al 18 September 2024
Abuzimi me fondet e BE/ Shtyhet sërish seanca për ish-ministrin Ilir

Është shtyrë sërish seanca paraprake për ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj, i cili akuzohet për abuzim me fondet e BE-së gjatë kohës së mbante postin e drejtorit të Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës (SASPAC).

Ilir Beqaj u arrestua më datë 4 korrik me kërkesë të SPAK, nën dyshimet për një skemë korrupsioni me fondet e SASPAC. Ilir Beqaj dhe 6 të tjerë, përfshirë financierin e tij Ermal Kurtulaj, akuzohen nga SPAK për korrupsion, mashtrim, fshehje pasurie dhe shkelje të barazisë në tendera.

Prokuroria e Posaçme dyshon se ish-ministri ka abuzuar me fondet europiane si drejtor i Agjencisë së Koordinimit të Ndihmës së Huaj, duke kryer prokurime fiktive në bashkëpunim me koordinatorin Ermal Kurtullaj, si dhe ka fshehur pasurinë me deklarata të rreme.

Ilir Beqaj dha dorëheqje si kreu i Agjencisë sapo iu ndaluan udhëtimet jashtë vendit dhe iu kërkua të paraqitej rregullisht pranë SPAK-ut lidhur me hetimet mbi koncensionin e sterilizimit të pajisjeve kirurgjikale.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot  euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.9 lekë dhe do shitet me...

08:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI