Flash

Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK

Lapsi.al 18 September 2024
Berisha thirrje gazetarëve: Mos u bëni papagallë të SPAK

Sali Berisha i ka bërë thirrje gazetarëve që mbulojnë kronikën, që të mos i raportojnë pa i vërtetuar ato që ai i ka quajtur gënjeshtrat e prokurorisë politike në dosjen e privatizimit të klubit Partizani, që e ka vënë atë nën akuzë. Një një konnferencë shtypi ku ai i fliste nga arresti shtëpiak reporterëve që qëndronin në sallën e PS-së, ai tha se respekton çdo qëndrim të shtypit për këtë çështje, edhe ata që janë pro edhe ata që janë kundër tij, por bëri thirrje që gazetarët e ndershëm të mos bien pre e manipulimeve. 

Në fakt kohët e fundit është bërë e natyrshme që gazetarët e afishuar pranë SPAK të raportojnë si të vërteta pretendimet e akuzës, pa i kryqëzuar ato me një nurim tjetër. Berisha bëri apel se ai është i hapur ti përgjigjet çdo pretendimi duke dhënë versionin e tij. "Ju mund ti shkruani zyrës së shtypit në PD, ose mua personalisht me whats app dhe unë jam i gatshëm t'iu përgjigjem për gjithçka"-tha ai.

Prej tetorit të vitit të kaluar, Berisha akuzohet nga SPAK se ka ndërmarrë ndryshime ligjore në përfitim të dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi – duke i mundësuar këtij të fundit që të ndërtonte biznesin e një kompanie nga e cila përfitoi 5.4 milionë euro.

Prej fundit të dhjetorit, Berisha 79 vjeç, ndodhet në arrest shtëpie pasi nuk zbatoi një vendim të mëparshëm të gjykatës për t’u paraqitur në Policinë Gjyqësore, vendim të cilin ai e konsideroi si antikushtetues.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI