Flash

Dështimi i dialogut në Bruksel, Vuçiç: Nuk mendoj se na presin ditë të mira

Lapsi.al 18 September 2024
Dështimi i dialogut në Bruksel, Vuçiç: Nuk mendoj se na

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka fajësuar palën kosovare për dështimin e takimit tripalësh në Bruksel. Vuçiç në një intervistë për median serbe, TV PINK, ka thënë se autoritetet në Kosovë nuk kanë dashur asnjëherë dialog dhe se po mundohen në çdo mënyrë që ta fajësojnë Beogradin për ngjarjet e këqija në terren.

Sipas Vuçiç autoritetet kosovare “ndjekin një ideologji anarkiste-marksiste-enverhoxhiste”, qëllimi i parë dhe kryesor i së cilës, sipas tij, është dëbimi dhe shkatërrimi i serbëve në Kosovë. Duke folur për masat e propozuara për mbrojtjen e serbëve në Kosovë, Vuçiç tha se Beogradi nuk po kërkon asgjë më shumë se sa është rënë dakord në dialogun me palën kosovare, që nga formimi i Asociacionit e deri tek mbajtja e zgjedhjeve “paqësore dhe demokratike” lokale në veri të Kosovës.

Sa i përket dialogut në Bruksel, ai shtoi se nuk pret ditë “as të mira e as më të mira”.

Sakaq, mësohet se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiç janë ftuar për drekë pune ditën e enjte në Bruksel nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursual von der Leyen, lidhur me Planin e Rritjes.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI