Flash

Kishin shkuar në Itali për të trafikuar drøgë, arrestohen 2 shqiptarët

Lapsi.al 18 September 2024
Kishin shkuar në Itali për të trafikuar drøgë,

Operacioni ka ndodhur katër ditë më parë në rajonin e Pesaro dhe Urbino. Policia kishte lokalizuar të dyshuarit teksa shpërndanin drogë në zonën e Flamina.

Në përfundim të një hetimi, efektivët e komisariatit të Fanos në Itali njoftuan se arrestuan 2 shqiptarë, të moshës 20 dhe 25 vjeç, për akuzën e trafikut të drogës.

“Dispozita u vërtetua nga Autoriteti Gjyqësor i Gjykatës së Pesaros dhe të dy do të gjykohen javën e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Kuesturës së Pesaro dhe Urbino, kurse aksioni është kryer në datën 14 Shtator. Aktiviteti i paligjshëm ushtrohej kryesisht në zonën e Flamina, kurse identitetet e tyre nuk u zbuluan nga policia.

Ndaj tyre është caktuar masa e sigurisë: ndalim qëndrimi në provincën Pesaro dhe Urbino. Më i madhi nga të dy, njëzet e pesë vjeç, është propozuar edhe për dëbim nga Italia, masë të cilës tashmë i është nënshtruar dhe zbatuar në kufirin e Ankonës. Rezulton se të rinjtë kishin hyrë me qëllim përfshirjen në aktivitet të paligjshëm, por nuk u raportua për sasi lënde narkotike të sekuestruara dhe detaje të tjera.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot  euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.9 lekë dhe do shitet me...

08:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI