Flash

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Dy botë në një shesh/ BIRN: Studentët dhe “Flamingot” refuzojnë deputetët e Berishës

Përpjekja e Partisë Demokratike për t’iu bashkuar zyrtarisht protestës së studentëve dhe aktivistëve të “Revolucionit të Flamingove” u prit me kundërshtime dhe thirrjet “Rama n’burg, Berisha n’burg”. Mes maskave të Halloween-it, përplasjes së koreve për drejtimin e protestës, sulmeve të izoluara me molotovë dhe një shiu të rrëmbyeshëm, e shtuna nxori në pah ndarjen e thellë mes lëvizjes qytetare dhe ambicieve politike të partisë kryesore të opozitës.

10:59

Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në Tiranë, identifikohet gruaja

Lapsi.al 18 September 2024
Tentoi të rrëmbente 2-vjeçaren në një market në

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur disa ditë më parë në një nga marketet e kryeqytetit. Sipas informacioneve, një grua dyshohet se ka tentuar të rrëmbejë një 2-vjeçare. Lidhur me ngjarjen e cila u raportua nga mediat fillimisht, policia e Tiranës tha se gruaja është shpallur në kërkim pasi babai i të miturës ka bërë kallëzim.

Pas këqyrjes së kamerave të marketit është parë se gruaja ka marrë në krahë vajzën 2 vjeçe, ka dalë nga dera e marketit dhe më pas është rikthyer sërish. Punonjësit e marketit kanë pohuar se gruaja gjatë komunikimit ka shfaqur probleme dyshohet të shëndetit mendor. Mbrëmjen e djeshme, në emisionin "Opinion", gazetari Besar Bajraktaraj se të martën është bërë i mundur identifikimi i gruas. Bëhet fjalë për një grua rreth të 50-ave dhe që dyshohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot  euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.9 lekë dhe do shitet me...

08:39

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI