Flash

U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me 2 vite e 3 muaj burg 46-vjeçari shqiptar

Lapsi.al 18 September 2024
U kap në ‘shtëpi bari’, dënohet me 2 vite e 3 muaj

46-vjeçari shqiptar Emri Bushi, i cili u kap në një shtëpi bari në Britani, është dënuar me 2 vite e 3 muaj burg. Shqiptari u fsheh në një mur për dy orë, mëngjesin e 23 korrikut, teksa detektivët bastisën një magazinë. Brenda saj zbuluan kultivim të përpunuar kanabisi, të kompletuar me ambiente banimi, kuzhinë dhe banjë.

Sipas mediave të huaja, policia gjeti rreth 3,577 bimë kanabisi, me një vlerë që shkon nga 1 milion deri në 2 milion £. Disa orë më vonë, detektivët zbuluan 46-vjeçarin Emri Bushi të fshehur në një zgavër mes dy mureve. Ai u arrestua dhe më 11 shtator gjykata ‘Warwick Crown Court’, e dënoi me 2 vite e 3 muaj burg.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot  euro do të blihet me 99 lekë dhe do të shitet me 99.6 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.9 lekë dhe do shitet me...

08:39

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI