Flash

Vendim i bujshëm te Roma: shkarkohet Daniele De Rossi pas vetëm 4 ndeshjesh

Lapsi.al 18 September 2024
Vendim i bujshëm te Roma: shkarkohet Daniele De Rossi pas vetëm 4

"AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossi nga roli i tij si trajner i ekipit të parë. Vendimi i klubit është miratuar në interes të ekipit, në mënyrë që të mund të rifillojë menjëherë rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillimin e tij. Për Daniele, që do të jetë gjithnjë i shtëpisë në Klubin verdhekuq, një falenderim i madh për punën e bërë në këto muaj me pasion e dedikim. Do të pasojnë komunikime mbi udhëheqjen teknike të skuadrës".

Mbërrin kështu befasisht shkarkimi i parë i sezonit në Serie A, pasojë e fillimit me luhatje të verdhekuqve në kampionat, me zero fitore në katër javët e para. Tani mbetet për t'u parë se kush do të ulet në pankinë për ndeshjen e së dielës kundër kryesuesve të kampionatit, Udinese.

Lexo më tej: Marash Kumbulla largohet nga Roma në La Liga: Espanyol nuk rri dot pa një shqiptar

De Rossi u bë trajner i Romës më 16 janar, duke marrë detyrën nga José Mourinho. Pak muaj më vonë për të mbërriti edhe rinovimi i kontratës deri më 30 qershor 2027 dhe tashmë, pas vetëm katër javësh kampionat, ja ku erdhi shkarkimi edhe surprizë i një flamuri të klubit.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI