Flash

Video/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG fiton në të 90', Celtic bën pesë

Lapsi.al 18 September 2024
Video/ Shumë raste e zero gola, City e Inter japin spektakël: PSG

Përfundon pa gola ndeshja e madhe e së mërkurës, edhe pse në Etihad, mes Manchester City e Inter u luajt hapur në kërkim të fitores. 0-0 por shumë raste për shënim në të dy krahët. Fitore në frymën e fundit për PSG, që gjeti të Girona një kundërshtar shumë më të vështirë se mendonte. Mendes shpëtoi nga kritikat teknikun Luis Enrique në minutën e 90'. Goleadë e Celtic që i dha një shuplakë 5-1 Slovan, ndërsa Borussia Dortmund godet me tris në transfertën me Brugge.

MANCHESTER CITY 0-0 INTER

Inter ndal Manchester City dhe largohet nga Etihad me kokën lart dhe një barazim të mirë: 0-0. Natyrisht ka edhe disa keqardhje, si thembra e Darmian në vend të goditjes në portë dhe super rasti i Mkhitaryan me të djathtën, të dyja në pjesën e dytë. Një paraqitje e shkëlqyer e Taremi, i cili e nisi titullar në vend të Lautaro, që hyri në pjesën e dytë, por në përgjithësi nga i gjithë Interi. Skuadra e teknikut Inzaghi ruajti portën e paprekur për herë të parë jashtë shtëpisë, pasi pësoi dy gola në Genoa dhe një në Monza.

Lexo më tej: Video/ Qazim Laçi gol në debutimin në Champions, Sparta Pragë bën tris: Bologna ngec në ndeshjen historike

Ndaj sulmit më të mirë në Premier League, megjithatë, Acerbi dhe shokët e tij rrezikuan shumë pak, sidomos në pjesën e dytë. Në minutën e 79' Sommer devijoi goditjen e Gvardiol me këmbën e djathtë, e kjo pasi bllokoi tentativën e Foden. Në minutën e 88', megjithatë, zvicerani bllokoi goditjen me kokë të Gundogan nga brenda zonës. Gjermani iu afrua sërish golit me një zhytje me kokë pikërisht në fund. Për Inter, megjithatë, vlen të përmendet një goditje e Lautaro Martinez e neutralizuar nga Ederson. Champions League fillon me një pikë. Tani zikaltrit mund të mendojnë për derbin e së dielës në mbrëmje.

PSG 1-0 GIRONA

Buzëqesh në fund PSG, që mori tre pikët në minutën e 90' në debutimin në Evropë kundër Girona. Kampionët në fuqi të Francës morën kontrollin e lojës në pjesën e parë, duke menaxhuar zotërimin e topit në përpjekje për të goditur. Skuadra e Michel mbrohej kompakte, duke i kufizuar parisienët vetëm në disa goditje nga jashtë zonës. Në pjesën e dytë gjërat nuk ndryshuan, me francezët që rritën ritmin në kërkim të avantazhit. Hakimi dhe Dembelé shtynë fort nga e djathta, me ish-lojtarin e Barcelonës që ishte afër avantazhit në minutën e 82'. Në fund të ndeshjes PSG, sidoqoftë, arriti të marrë fitoren me Nuno Mendes i favorizuar nga gafa e Gazzaniga. Përfundoi 1-0, me PSG që merr, ndonëse me vështirësi, suksesin e parë.

BRUGES 0-3 BORUSSIA DORTMUND

Suksesi i parë për Borussia Dortmund, 3-0 ndaj Club Brugge. Gjermanët e nisën menjëherë fuqishëm, por rrezikuan pak para çerek ore lojë kur Vetlesen goditi shtyllën, në zhvillimet e një këndore. Belgët morën zemër dhe filluan të shqetësojnë jo pak mbrojtjen verdhezi. Të besuarit e Sahin morën sërish kontrollin e ndeshjes vetëm në fazat e fundit të pjesës së parë, që megjithatë u mbyll 0-0. Ritmi i kthimit në fushë pas pushimit është më pak i furishëm dhe Borussia e shfrytëzoi duke siguruar avantazhin në minutën e 76'. Jamie Gittens, në fushë vetëm prej rreth dhjetë minutash, lëshoi një goditje fituese nën traversë. Anësori anglez u ekzaltua në fund dhe dhjetë minuta më vonë mbylli ndeshjen duke përfituar nga asisti i Nmecha për të shënuar 2-0. Në fund kishte vend për lavdi edhe për sulmuesin Guirassy, ​​i cili në minutën e 95' me penallti mbylli sfidën. Dortmund fitoi dhe mori tre pikët e para të Champions League.

CELTIC 5-1 SLOVAN BRATISLAVA

League Stage Champions League

Bologna 0-0 Shakhtar Donetsk

Sparta Prague 3-0 RB Salzburg

Celtic 5-1 Slovan Bratislava

Club Brugge 0-3 Borussia Dortmund

Manchester City 0-0 Inter

Paris Saint-Germain 1-0 Girona

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zgjedhjet të martën/ Kush është gjenerali që sfidon Netanyahun dhe sa shanse ka të fitojë

Të martën, më 27 tetor, Izraeli do të mbajë zgjedhjet parlamentare, të cilat konsiderohen ndër më të rëndësishmet në historinë e fundit të vendit. Për herë të parë që nga sulmi i Hamasit më 7 tetor 2023 dhe lufta që pasoi në Gaza, izraelitët do të votojnë për të vendosur se kush do ta drejtojë vendin. Në qendër të përballjes është Benjamin Netanyahu, kryeministri më jetëgjatë në historinë e Izraelit, i cili kërkon të qëndrojë në pushtet. Përballë tij është ish-shefi i ushtrisë, Gadi Eisenkot, një nga rivalët kryesorë të tij. Zgjedhjet kanë rëndësi jo vetëm për të ardhmen politike të Netanyahut, por edhe për drejtimin që do të marrë Izraeli pas tre vitesh luftë dhe tensionesh në Lindjen e Mesme. Rezultati do të ndikojë në politikën e sigurisë, marrëdhëniet me palestinezët dhe raportet e Izraelit me aleatët ndërkombëtarë.

15:15

Me sytë katër

PAPARAZZI