Flash

Aksidenti i rëndë në Lezhë, 6-vjeçarja përplaset nga autobusi i nxënësve

Lapsi.al 19 September 2024
Aksidenti i rëndë në Lezhë, 6-vjeçarja përplaset

Vajza 6-vjeçare që u përplas nga autobusi që transportonte nxënës shkolle një ditë më parë në Shënkoll të Lezhës vijon të jetë në gjendje të rëndë.

Burime nga Spitali i Traumës në Tiranë ku u dërgua me urgjencë e mitura, bëjnë me dije se ajo ka marrë fraktura të shumta në këmbë, por edhe në pjesë të tjera të trupit si pasojë e goditjes nga autobusi. 6-vjeçarja po mbahet nën vëzhgim të vazhdueshëm nga bluzat e bardha të cilët e kanë futur në terapi intensive.

Aksidenti ndodhi pasditen e së mërkurës në rrugën e burgut në Shënkoll, ndërsa policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ku arrestoi drejtuesin e autobusit, shtetasin Petrit Frroku 56-vjeç banues në Lezhë. Ndaj tij është ngritur akuza "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor". Ndërkohë autobusi është bllokuar në Komisariat në cilësinë e provës materiale.

Nga veprimet paraprake hetimore bëhet me dije se e mitura i ka ndërprerë rrugën autobusit dhe pavarësisht manovrave të shoferit nuk është arritur të shmanget përplasja.

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89 lekë dhe do sh...

08:32

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI