Flash

DW: Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për azilin

Lapsi.al 19 September 2024
DW: Holanda dëshiron të dalë nga sistemi i BE-së për

Holanda i ka kërkuar Komisionit të BE-së që të tërhiqet nga rregullat e BE-së për azilin. Ministrja për Azilin, Marjolein Faber, e bëri të ditur këtë në platformën X. "Ne duhet të vendosim përsëri vetë për politikën tonë të azilit," - shkruan ajo. Sipas Faber qeveria e djathtë dëshiron "ta reduktojë në mënyrë drastike" hyrjen e azilkërkuesve dhe të emigrantëve të parregullt.

Sipas ministres kjo është e nevojshme "për të përmbushur detyrat tona kushtetuese si sigurimi i strehimit, kujdesit shëndetësor dhe arsimit”.

"Presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”

Edhe mbreti i Holandës Willem-Aleksander shpalli në emër të kabinetit të ri nën kryeministrin Dick Schoof një politikë "më të shpejtë" dhe "më të rreptë" azili në vendin e tij . Emigracioni po ushtron "presion ndaj mënyrës sonë të bashkëjetesës”, tha Willem-Aleksander gjatë fjalimit tradicional mbretëror, në të cilin ai prezaton përmbledhtazi prioritetet e qeverisë për vitin e ardhshëm.

Megjithatë sipas ekspertëve duket e pamundur që Holanda të ketë sukses me kërkesën e saj drejtuar Brukselit për t'u tërhequr nga rregullat e BE-së për azilin. Për të ashtuquajturin opt-out duhet të bien dakord të 27 shtetet e BE-së, të cilat në vitin 2023 kanë rënë dakord për një reformë të sistemit të azilit në mbarë BE-në (CEAS).

Prandaj pritet që Komisioni i BE-së të mbajë qëndrim kritik ndaj planeve të qeverisë holandeze, sepse largimi i një vendi të caktuar nga vendimet e përbashkëta mund ta rrezikojnë stabilitetin e të gjithë Bashkimit Evropian./ DW

Të këshilluara

Kursi i këmbimit valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 99.2 lekë dhe do të shitet me 100 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 89 lekë dhe do sh...

08:32

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura si dhe intervale të...

07:12

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI