Flash

Kuvendi nis seancën me 1 minutë heshtje për Gerti Bogdanin

Lapsi.al 19 September 2024
Kuvendi nis seancën me 1 minutë heshtje për Gerti Bogdanin

Kuvendi e nisi seancën plenare ditën e sotme me 1 minutë heshtje në kujtim të ish-deputetit të PD-së, Gerti Bogdani. Demokrati u nda nga jeta një ditë më parë, pas një arresti kardiak.

Kryeparlamentarja Elisa Spiropali në fjalën e saj para deputetëve tha se largimi i parakohshëm nga jeta të Gerti Bogdanit do ti dhembë familjarëve, të afërmve, miqve dhe kujdo që e ka njohur.

“Ishte një politikan me integritet të madh, që shërbeu me përkushtim në qeverisjen vendore në Tiranë, por edhe në dy legjislatura në Kuvendin e Shqipërisë.

Gerti Bogdani do të mbahet mend si njeriu serioz, fjalëmatur, qytetar, ekselent në çdo pikëpamje. Dhe kështu do të mbetet në kujtesën tonë, në kujtesën e çdo qytetari”, tha Spiropali.

Pas 1 minutë heshtje në nderim të ish-deputetit, Grupi Parlamentar i PD u largua nga seanca pasi e ka shpallur ditë zie të sotmen.

Të këshilluara

Të shtëna me armë në Konispol

Nis procedimi penal ndaj 3 personave që janë përfshirë në një konflikt për çshtje pronash. Madje gjatë konfliktit ka pasur edhe të shtëna me armë zjarri, njofto...

16:36

Trupat britanike zbarkojnë në Shqipëri

Forcat tona të Armatosura do të zhvillojnë për gati dy javë Stërvitjen e Përbashkët detare bregdetare “Austere Wolf-24” me kolegët e tyre të Britanisë së Madhe,...

12:48

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI