Flash

Lady Gaga reagon ndaj aludimeve se është burrë

Lapsi.al 19 September 2024
Lady Gaga reagon ndaj aludimeve se është burrë

Lady Gaga nuk ndjen se duhet të merret me thashethemet se ajo është një burrë,. Krijuesja e hitit të "Bad Romance" zbuloi pse ajo i shmangej vazhdimisht pyetjeve rreth pretendimit gjatë viteve të para të karrierës së saj.

“Arsyeja pse nuk iu përgjigja pyetjes ishte sepse nuk u ndjeva si viktimë me atë gënjeshtër,” i tha Gaga Bill Gates në serialin e tij të ri, e cila u shfaq në Netflix të mërkurën.

"Por kam menduar: “Po sikur një fëmijë të ‘akuzohet’ për këtë ashtu si një figurë publike…do të ndjente turp”.

Ajo u shpreh se thashethemet nisën në vitin 2010, kur ajo publikoi një foto, e cila u modifikua dhe u bë virale. Të gjithë më thonin: “E di që ka një thashethem se ti je burrë. Ç’do të thuash për këtë?”, tha fituesja e çmimit Grammy.

Gjatë ngritjes së saj në famë, aktorja e "A Star Is Born",  u përpoq të ndryshonte narrativën kur iu bë pyetja.

"Kam qenë në situata ku rregullimi i një thashethemesh nuk ishte në interesin më të mirë të ... njerëzve të tjerë," shtoi artistja duke nënkuptuar se ajo ka reaguar vetëm për zërat që mund të cenonin këndvështrimet që fansat e saj kanë për veten.

Gaga më parë iu shmang pyetjes gjatë një interviste të vitit 2011 me Anderson Cooper.

"Pse dreqin do të humbas kohën time dhe do të jap një deklaratë për shtyp nëse kam apo jo penis?" tha këngëtarja, atëherë 24 vjeçe. “Fansave të mi nuk u intereson dhe as mua”.

Të këshilluara

Zayn Malik konfirmon turneun e tij të parë

Zayn Malik bëri një paraqitje befasuese në The Tonight Show ku ai njoftoi turneun e tij të parë solo që kur u largua nga One Direction në 2015. Malik u shfaq...

19:22

Detaje nga arrestimi i Sean "Diddy Combs"

Sean "Diddy" Combs u deklarua i pafajshëm për konspiracionin e shantazhit; trafikimi seksual me forcë, mashtrim ose detyrim. Reperi  u paraqit në gjykatën fe...

15:33

Charlie Puth i jep fund beqarisë

Charlie Puth dhe Brooke Sansone u martuan më 7 shtator në shtëpinë e familjes së Puth në Montecito, Kaliforni. Puth konfirmoi martesën në një postim në Instagra...

14:11

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI