Flash

Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico përmbys Leipzig, Monaco thyen Barçën

Lapsi.al 19 September 2024
Video/ Gjimshti ndal Arsenal, Retegui humb penalltinë: Atletico

Në ditën e parë të Champions League, Atalanta dhe Arsenal ndanë pikët me një barazim 0-0. Në stadiumin Gewiss fitoi ekuilibri, me Hyjneshën që mund të ketë më shumë keqardhje se Gunners për mundësinë e humbur në minutën e 51' nga Retegui, i cili nga pika e bardhë u hipnotizua nga Raya. Cuadrado nga njëra anë dhe Martinelli nga ana tjetër tentuan ta zhbllokojnë ndeshjen, por pa fat. Barcelona dorëzohet në Monaco 2-1, duke luajtur me 10 lojtarë praktikisht gjithë ndeshjes. Atletico përmbys Leipzig po 2-1 e Brest triumfon ndaj Sturm Graz me të njëjtin rezultat.

ATALANTA 0-0 ARSENAL

Përfundon 0-0 mes Atalanta dhe Arsenal. Një pikë e çmuar për skuadrën bergamaske që rikthehet në Champions League dhe gjithashtu kishte mundësinë të mposhtte Gunners me një penallti. Por një super Raya i tha jo dy herë Reteguit. Leximi i formacioneve tregoi rrugën e mbrëmjes zikaltër: në kërkim të një goli më shumë se kundërshtari. Gasperini hodhi në fushë së bashku Retegui, Lookman dhe De Ketelaere, Arteta iu përgjigj me Saka, Jesus, Martinelli dhe Havertz. Atalanta kontrolloi lojën, ashtu si Gjimshiti sulmuesit e Gunners dhe rastet nuk ishin të shumta.

Kthesa mund të vinte në minutën e 50' me Retegui që u paraqit nga pika e bardhë për penalltinë e fituar nga Ederson për faullin e Partey, por nga 11 metra sulmuesi u hipnotizua nga Raya që fillimisht bllokoi goditjen e më pas tentativën e dytë. Për Arsenal mundësia më e mirë ishte në këmbët e Martinellit, që i vetëm me portierin Carnesecchi gaboi shënjestrën.

MONACO 2-1 BARCELLONA

Humbje sensacionale për Barcelonën, që u dorëzua 2-1 në debutimin në Monaco. Praktikisht gjithçka ndodhi në pjesën e parë. Pas dhjetë minutash lojë katalanasit mbeten në mënyrë të papritur numerikisht inferiorë, për shkak të faullit si lojtar i fundit (me pasojë përjashtimin) nga Eric Garcia. Monaco e shfrytëzoi menjëherë dhe në minutën e 16' zhbllokuan ndeshjen falë veprimit të jashtëzakonshëm personal të Akliouche, që mposhti Ter Stegen në shtyllën e afërt. Barça rrezikoi të pësonte të dytin, por në minutën e 28' riktheu ndeshjen në ekuilibër me golin e parë të Lamine Yamal në Champions League.

Lexo më tej: Video/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda

Në pjesën e dytë blaugranat u dukën më sfidues pavarësisht se kishin një lojtar më pak, por vuajtën kundërsulmet apo tranzicionet pozitive nga kundërshtarët e tyre. Në minutën e 71' erdhi goli vendimtar i shënuar nga Ilenikhena, i cili nuk gaboi përballë ter Stegen. Champions League nuk nis mirë për Barcelonën, tre pikë të mëdha për Monacon.

ATLETICO MADRID 2-1 LEIPZIG

Fitore me përmbysje për Atletico Madrid, 2-1 në fund ndaj një Leipzig të shkëlqyer. Dush i ftohtë në fillim për vendasit, të cilët në minutën e katërt e panë veten në disavantazh 1-0. Gjermanët e nisin në mënyrën e duhur falë goditjes nga Sesko. Pas golit të pranuar, Colchoneros filluan të shtyjnë fort për të reaguar dhe Correa goditi një shtyllë të bujshme në mesin e pjesës së parë. 1-1 vonoi vetëm pak dhe në minutën e 28 Griezmann barazoi rezultatin. Spanjollët e zhvendosën inercinë në anën e tyre dhe në fund të pjesës së parë shkuan pranë përmbysjes. Skuadra e Simeone vazhdoi të marrë iniciativën edhe në pjesën e dytë e kur gjithçka sugjeronte një barazim, Colchoneros kompletuan rikthimin në minutën e 90'. Gimenez u ngrit më lart se kushdo dhe shënoi me kokë golin që vendosi ndeshjen. Atletico e nis me një fitore të rëndësishme, cilësia dhe intensiteti nuk mjaftuan për një Leipzig kurajoz.

BREST 2-1 STURM GRAZ

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI