Flash

Aksident në Qafë Murriz, 3 të plagosur

Lapsi.al 20 September 2024
Aksident në Qafë Murriz, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia dhe ambulanca janë nisur drejt vendngjarje ndërsa ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar në aksidentin, i cili ka bllokuar qarkullimin në këtë aks duke shkaktuar radhë kilometrike. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Tiranë/Informacion paraprak. Më datë 20.09.2024, në Qafë Murriz, mjeti me drejtuese shtetasen H. H., është përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G. Sh.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe shtetasja A. Xh. (pasagjere në automjet me shtetasin G. Sh.), të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI