Flash

"Do forcojmë bashkëpunimin", Vuçiç kërkon afrimin me SHBA

Lapsi.al 20 September 2024
"Do forcojmë bashkëpunimin", Vuçiç kërkon

Serbia është e vendosur të forcojë raportet e përgjithshme dypalëshe me Shtetet e Bashkuara, veçanërisht në nivelin e ekonomisë dhe biznesit deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas një takimi të zhvilluar me komandantin e Gardës Kombëtare të Ohajos, gjeneralmajor, John Harris.

“Ne konstatuam përkushtimin e ndërsjellë, të sinqertë për vazhdimin e bashkëpunimit mes Serbisë dhe Gardës Kombëtare të Ohajos dhe paraqitëm propozime për përmirësimin e raporteve”, shkroi kreu i shtetit serb në Instagram.

Takimi mes Vuçiciti dhe Harisit në Beograd u mbajt një ditë përpara 80-vjetorit të “Misionit Halyard”, shpëtimit të pilotëve aleatë nga Serbia e pushtuar më 1944. Vucici, edhe në këtë rast e hapi temën e situatës së sigurisë në Kosovë duke i kërkuar Harrisit “mbështetje më të fuqishme nga SHBA-ja” për mbrojtjen e serbëve dhe garantimit të të drejtave të tyre.

Disa ditë më parë, Beogradi dhe Uashingtoni nënshkruan një marrëveshje për bashkëpunim strategjik në fushën e energjisë. Marrëveshja u firmos nga Nënsekretari amerikan për Rritjen Ekonomike, Energjinë dhe Mjedisin, Jose W. Fernandez dhe Ministri i Jashtëm i Serbisë, Marko Gjuric.

Sipas zyrtarëve në SHBA, ajo “do të zgjerojë mundësitë që kompanitë amerikanë të investojnë në sektorin e energjisë së Serbisë dhe të promovojë investimet amerikane

Të këshilluara

Rihanna së shpejti muzikë të re?

Rihanna thuhet se do të publikojë muzikë të re për herë të parë pas dy viteshpasi ajo u bashkua me artistë të tjerë për të regjistruar një këngë nderimi për Fat...

19:37

Aksident në Qafë Murriz, 3 të plagosur

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bypass-in e Murrizit. Mësohet se nga aksidenti kanë mbetur të lënduar tre persona. Fatmirësisht ata ndodhen jashtë r...

19:37

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI