Flash

Meta tregon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e 2025-s

Lapsi.al 20 September 2024
Meta tregon qarkun ku do kandidojë për deputet në zgjedhjet e

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta do të kandidojë si deputet në qarkun e Tiranës, në zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Ka qenë vetë Meta që ka zbuluar qarkun se ku do të garojë në zgjedhjet e 2025-ës, gjatë një interviste që ka dhënë me gazetarët nga selia e Partisë së Lirisë.

“Partia e Lirisë ka nisur përgatitjet në të gjithë vendin dhe pa asnjë diskutim ka nisur përgatitjet edhe ne Qarkun e Tiranës, ku do të kandidoj edhe unë si Presidenti i Partisë së Lirisë dhe ku do të kemi një rezultat fantastik” - tha Meta.

Ai u pyet edhe për deklaratat e bëra nga kreu i PD, Sali Berisha dje gjatë emisionit “Opinion”, ku tha se do të hyjnë në zgjedhje si një koalicion me parti të tjera opozitare. Por Meta nuk e konfirmoi, por as mohoi deklaratën e Berishës.

“Nuk e kam ndjekur intervistën e zotit Berisha, jemi në solidaritet të plotë me betejën e tij të jashtëzakonshme kundër narkoshtetit edhe me të gjitha sakrificat që ai po bën, të cilat tregojnë qartë tmerrin e regjimit nga opozita e vërtetë edhe nga prezenca e saj në parlament”- tha ai.

Të këshilluara

2 të rinj plagosen me thika në Unazë të Re

Policia e Tiranës njoftoi se rreth orës 22:50, përballë një pastiçerie në bulevardin e Kasharit, në Unazë të Re, gjatë një konflikti për motive të dobëta janë p...

23:21

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI