Flash

Panik te pasagjerët, shpërthejnë cigaret elektronike, avioni bën ulje të detyruar në Greqi (VIDEO)

Lapsi.al 20 September 2024
Panik te pasagjerët, shpërthejnë cigaret elektronike, avioni

Momente paniku janë regjistruar nga pasagjerët e linjave britanike easyJet që dilnin sot nga avioni me rrëshqitëset e ajrit pas një shpërthimi në bord. Një çantë me disa cigare elektrike mori flakë në fluturimin me destinacion Londrën çka shkaktoi evakuimin e emergjencës në aeroportin e Greqisë.

Të gjithë 236 pasagjerët në aeroportin Heraklion të Kretës dolën nga avioni me rrëshqitëset e emergjencës, siç tregohet në regjistrimin të bërë nga një prej tyre. Në pamje shihet një burrë pa flokë që zbret me rrëshkitësen e ajrit, teksa punonjës të aeroportit e presin në fund të saj.

Pas tij hidhet dhe personi me kameran në dorë, që duket se kishte menduar me shume për sensacionin e publikimit të videos. Shpërthimet e baterive të aparateve të ndryshme elektronike janë bërë shpesh problem dhe shkaktarë zjarresh apo ngjarjesh më të rënda, si në rastet e makinave elektrike.

Një emergjencë e ngjashme me të sotmen ndodhi para disa javësh në aeroportin e Gatwick në Londër kur mori zjarr një bateri e jashtme celulari duke shkaktuar panik dhe evakuim të pasagjerëve. Bart Prudon, drejtor operacionesh i EasyJet tha se evakuimi ndodhi sot prej një zjarri elektrik në një çantë në kabinën e pasagjerëve.

“Ekuipazhi menjëherë ndoqi procedurën e emergjencës për evakuimin dhe për shuarjen e zjarrit me fikëset në kabinë, si dhe me thirrjen e shërbimeve zjarrfikëse të aeroportit. Siguria është prioriteti ynë”, Në një letër për stafin ai tha.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI