Flash

Përmbytjet në Europë, BE: 10 miliardë euro në dispozicion për vendet e goditura

Lapsi.al 20 September 2024
Përmbytjet në Europë, BE: 10 miliardë euro në

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, njoftoi se BE-ja do të vërë në dispozicion një fond prej 10 miliardë eurosh për të mbështetur vendet anëtare të prekura nga përmbytjet shkatërrimtare të shkaktuara nga stuhia Boris.

"Ne mund të vëmë fillimisht 10 miliardë euro në dispozicion nga fondet e kohezionit për vendet që janë prekur. Ky është reagim urgjent," tha von der Leyen në qytetin polak të Vroclov, ku u takua me liderët e katër vendeve të goditura nga përmbytjet.

Von der Leyen u shpreh e prekur thellë nga përmasat e dëmeve në rajonet e prekura dhe tha "m'u thye zemra kur pashë shkatërrimet prej përmbytjeve".

Gjermania i ofron ndihmë ushtarake Polonisë

Gjermania i ofroi Polonisë ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura nga përmbytjet e rënda. Ministria e Mbrojtjes i tha agjencisë gjermane të lajmeve DPA se kryeministri polak Donald Tusk e ka pranuar ndihmën nga Gjermania.

Donald Tusk tha për mediat polake: "Nëse shihni ushtarë gjermanë, ju lutemi mos u frikësoni. Ata vijnë për ndihmë. Pra mos kini dyshime," tha Tusk.

Komentet e tij lidheshin me pushtimin e Polonisë nga Gjermania naziste në vitin 1939, të cilat kanë shkaktuar ndjenjat anti-gjermane që janë ende të pranishme në Poloni edhe sot. Polonia është përballur me përmbytje të mëdha, veçanërisht në jugperëndim, dhe ka dërguar atje aktualisht rreth 16,000 ushtarë për të ndihmuar në zonat e prekura./ DW

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 99 lekë dhe do shitet me 99.7 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.5 lekë dhe do shitet me 89.7 l...

08:35

Parashikimi i motit për këtë të premte

Për ditën e premte vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të paqëndrueshme për shkak të aktivitetit të një qëndre ciklonare pozicio...

07:23

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI