Flash

Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të rëndësishmet në historinë e Izraelit

Lapsi.al 20 September 2024
Trump: Zgjedhjet e këtij viti në SHBA janë më të

Ish-presidenti Donald Trump i quajti zgjedhjet e ardhshme amerikane si më të rëndësishmet në historinë e Izraelit, duke thënë se shteti hebre do të zhdukej, do të “fshihej” nga faqja e dheut dhe do të pushonte së ekzistuari nëse zëvendëspresidentja Kamala Harris fiton zgjedhjet presidenciale.

Gjatë një fjalimi sensibilizues kundër semitizmit në SHBA, Trump u shfaq i preokupuar me atë që ai e përshkroi si mosmirënjohje nga votuesit hebrenj, duke theksuar se ata duhet ta mbështesin atë masivisht për shkak të historisë së tij në Izrael.

“Sapo doli një sondazh. Unë jam në 40%,” tha Trump, përsëri pa identifikuar sondazhin. Kjo do të thotë se ju keni votuar 60% për dikë që urren Izraelin. Ju nuk mund ta lejoni këtë të ndodhë. Dyzet për qind nuk janë të pranueshme, sepse kemi zgjedhje për të fituar”, ka thënë Trump.

Ndërkohë më tej ai bëri thirrje që Kamala Harris nuk duhet të fitojë.

“Ju duhet ta mposhtni Kamala Harrisin më shumë se çdo popull tjetër në tokë. Dhe nuk e kam thënë kurrë më parë këtë: Më shumë se çdo popull në tokë, Izraeli duhet ta mposht atë”, theksoi ai.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI