Flash

Platini, propozimi absurd për të kthyer futbollin e bukur: "Të luhet me 10 lojtarë"

Lapsi.al 21 September 2024
Platini, propozimi absurd për të kthyer futbollin e bukur:

Ndoshta futbolli nuk është më aq i bukur, meritë e taktikave dhe strategjive të trajnerëve. Ndoshta, ka shumë kujdes dhe më pak guxim për të luajtur hapur, por të ndryshosh një nga rregullat më të vjetra të lojës është e tepërt. E propozimi i sugjeruar nga Michel Platini, ish-president i UEFA-s, për të bërë më argëtues futbollin modern është i pabesueshëm: të luhet me 10 lojtarë.

PLATINI: "TË LUHET ME 10 PËR TË KTHYER FUTBOLLIN"

"Çfarë nevojitet për të rikthyer futbollin argëtues? Mund të mendohet për të luajtur me 10 lojtarë, mund të jetë një zgjidhje e mirë - tha Platini për Rmc Sport -. Në vitet 1900 nisi të luhet me 11 lojtarë, por në ato kohë vraponin më pak. Futbollistët ishin më të ngadaltë dhe më pak të fortë fizikisht”.

"BREZI IM NUK SHEH MË FUTBOLL"

"Brezi im nuk shikon më shumë ndeshje - vazhdoi ish-presidenti i UEFA-s - sepse ata nuk e gjejnë veten në futbollin e sotëm. Unë nuk dua të kritikoj askënd, por në kohën time futbolli ishte shumë më ofensiv", shpjegoi Platini.

Lexo më tej: 'Profecia' e Platini: "Futbolli do të plasë e Super League do të bëhet, e sigurtë"

REPLIKA E DE ZERBI

Në këtë drejtim nuk vonoi të vinte edhe kundërshtia e parë nga njerëz të futbollit aktualë. Roberto De Zerbi, tekniku i Marseille, në konferencën për shtyp replikoi: “Nuk jam dakord. Nuk e di nëse ideja është e Platini apo e dikujt tjetër, por zakonisht kur bëhen këto ndryshime përfundon duke marrë vendime të gabuara”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI