Flash

Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në skenë Mariah Carey

Lapsi.al 22 September 2024
Pas vdekjes së nënës dhe motrës, rikthehet në

Mariah Carey është rikthyer në skenë pas ndarjes nga jeta së nënës dhe motrës së saj.

Këngëtarja performoi të gjitha këngët e saj hit në Allianz Parque në São Paulo, Brazil, më 20 shtator.  Kjo performancë vjen pasi Mariah u kthye në mediat sociale më 8 shtator për të njoftuar se ishte "rikthyer në punë" dhe do performonte në Kinë dhe Brazil.

Ajo shkroi në video: "U ktheva në punë. Kam  kaluar disa javë të vështira, por e vlerësoj shumë dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe mezi pres të shoh fansat e mi në Kinë dhe Brazil. Të dua!"

Këngëtarja e We Belong Together performoi në Kinë më 15 dhe 16 shtator. Ajo ka një tjetër shfaqje në Brazil më 21 shtator dhe është gjithashtu e vendosur të kryesojë festivalin vjetor të njohur të vendit Rock in Rio për të festuar 40 vjetorin e tij më 22 shtator.

Ndërsa Mariah i është rikthyer performancës, muajin e kaluar në fund të gushtit nëna e saj Patricia dhe motra Alison u ndanë nga jeta  në të njëjtën ditë. Lajmin tragjik ajo e e bëri  të ditur për PEOPLE me një deklaratë.

Fituesja 55-vjeçare e Grammy-t shkroi: "Zemra ime është thyer që kam humbur nënën dhe motrën time fundjavën e kaluar. Ndihem e bekuar që  kam mundur të kaloj javën e fundit me nënën time para se të vdiste, vlerësoj dashurinë dhe mbështetjen e të gjithëve dhe respektin për privatësinë time gjatë kësaj kohe ."

 

Të këshilluara

Jeta e Diddy në rrezik brenda burgut

Diddy po përballet me shqetësime lidhur me sigurinë e tij në burg, pasi ish-zyrtarët e burgut paralajmërojnë se disa të burgosur mund ta synojnë atë për statusi...

18:45

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI