Flash

Video/ Juventus përshëndet Szczesny në Stadium: xhiro rreth fushës e duartrokitje nga tifozët

Lapsi.al 22 September 2024
Video/ Juventus përshëndet Szczesny në Stadium: xhiro rreth
Juventus-Napoli i ka dhuruar një pasdite emocionesh të mëdha Wojciech Szczesny. Para bilbilit të fillimit të ndeshjes ndaj skuadrës së Antonio Conte, ish-portieri bardhezi është rikthyer në Stadium për të marrë përshëndetjet dhe duartrokitjet e tifozëve pasi i ka thënë lamtumirën Juventus dhe futbollit të luajtur. Një nderim shumë i përzemërt nga tifozët bardhezi të cilët i kërkuan shprehimisht klubit që të “grumbullonin” edhe një herë ish-portierin e tyre për t'i treguar atij gjithë dashurinë që meriton një figurë e tillë. Lexo më tej: Szczesny vendos një bast për Yildiz: "E arrin për 5 vjet. Kam luajtur me shumë, por me askënd si ai" Një muaj më parë, portieri polak, i cili iu bashkua bardhezinjve në vitin 2017, ka ndërprerë me marrëveshje bashkëpunimin me klubin italian një vit para fundit të kontratës. Disa nga statistikat më domethënëse të Szczsesny janë: 252 prezenca në ndeshje zyrtare me fanellën e Juventus, 200 nga të cilat në Serie A, duke u bërë i huaji i shtatë që arrin këtë kuotë ndeshjesh që nga sezoni 1994-1995. Szczesny ka kompletuar 100 ndeshje pa pësuar gol, 9 penallti të pritura mes Serie A dhe Champions League si dhe një përqindje pritesh prej 73% që e vendos në vendin e parë në këtë klasifikim të veçantë në kampionatin italian që nga mbërritja e tij në Torino.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI