Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Albin Kurti studentëve në Itali: Kosova një fanar i demokracisë në Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 23 September 2024
Albin Kurti studentëve në Itali: Kosova një fanar i

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë dje në ceremoninë e diplomimit të programit evropian të masterit për të Drejtat e Njeriut dhe Demokratizim (EMA), ku ishte i ftuar si folës kyç.

Ceremonia në të cilën diplomuan 82 studentë nga 32 shtete u mbajt në ndërtesën historike Scuola Grande San Giovanni Evangelista në Venecia të Italisë.

Studentë të programit (EMA) për 20 vjet kanë vizituar Kosovën në fund të semestrit të tyre të parë për të parë nga afër realitetin e punës në terren për të drejtat e njeriut dhe gamën e gjerë të aktorëve që u kërkohet të rindërtojnë shoqërinë pas luftës. Gjatë këtyre vizitave studimore, studentët e programit janë mirëpritur për takim dhe diskutim nga kryeministri Kurti.

Në adresimin e tij, ai u shpreh i nderuar me ftesën për të qenë pjesë e ceremonisë së diplomimit të gjeneratës së 27-të të programit. Ai tha se ky vit akademik përkon me dy përvjetorë të rëndësishëm dhe që ndërlidhen njëra me tjetrën. Së pari, në dhjetor të vitit 2023 u shënua 75-vjetori i miratimit të Deklaratës Universale të të Drejtave të Njeriut, që përbën dokumentin themeltar të të drejtave të njeriut, dhe së dyti këtë vit u shënua vizita e 20-të studentore e programit EMA në Kosovë për të marrë mësime të dorës së parë rreth promovimit të të drejtave të njeriut dhe demokratizimit të shoqërisë në terma praktikë.

“Republika e Kosovës sot, ashtu si Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut, përfaqëson një udhëtim të jashtëzakonshëm nga thellësia e represionit, aparteidit dhe gjenocidit deri në atë që jemi bërë tani: një fener i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë”, tha kryeministri.

Ai shtoi se të Drejtat e Njeriut janë shpikja më e madhe e shekullit të 20-të dhe besnikëria jonë ndaj të drejtave të njeriut do ta përcaktojë fatin e shekullit 21, dhe se përmes tyre ne bëhemi ata që jemi, pra qenie njerëzore.

Për fund, ai u bëri thirrje të sapodiplomuarve që të vazhdojnë të bëjnë pyetje, të jenë kureshtarë dhe të angazhohen pa ndalë për ta bërë botën një vend më të mirë për të gjithë. Kryeministri Kurti në këtë ceremoni ishte i shoqëruar nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Itali, Nita Shala.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI