Flash

Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit! Dikush tjetër qëndron pas Ramës!

Lapsi.al 23 September 2024
Artan Hoxha: Nuk po krijohet shtet i Baba Mondit, por i Baba Edit! Dikush

Gazetari Artan Hoxha ka folur për shtetin e ri bektashi që ka propozuar Edi Rama. Hoxha i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV tha se kjo nismë nuk ka lidhje me bektashinjtë dhe se është ide e Edi Ramës. Madje ai shtoi se është ide e një personi që qëndron mbi Edi Ramën.

"Kjo nuk është një nismë e bektashinjve. Bektashinjtë kanë ndihmuar për formimin e shtetit shqiptar dhe janë në shtetin e tyre. Këtë gjënë tjetër, e ka kërkuar Rama dhe dikush tjetër pas Ramës. Ky nuk është shteti i baba Mondit, por shteti i Baba Edit!

Të presim të vijë kryeministri këtu dhe do ta marrim vesh hap pas hapi. Nuk duhen stigmatizuar bektashinjtë me këtë histori, kjo është histori e Baba Edit. Unë i përkas atij besimi. Në Greqi teqeja ka 3 mijë hektarë dhe shteti grek nuk e njeh atë pronë", tha Hoxha.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI