Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

Berisha: Rama zhduku 19 milionë euro të parashikuara për pensionistët

Lapsi.al 23 September 2024
Berisha: Rama zhduku 19 milionë euro të parashikuara për

Sali Berisha, kryeministri Edi Rama u premtoi pensionistëve se pensionet do rriten në muajin mars dhe prill. Berisha tha se ky përbënte një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që me 100, 130 mijë lekë të vjetra, që marrin në muaj, nuk blejnë asnjë ilaç për mjekimin e tyre. Ai shtoi se marsi dhe prilli erdhën dhe shkuan dhe pensionet nuk lëvizën një qindarkë. Sipas tij, Rama, në mënyrë cinike me një ndjenjë çnjerëzore, nuk ua dha atyre as në mars, as në prill, as në maj, as në qershor, as në korrik, as në gusht, as në shtator, por deklaroi se rriti pensionet në tetor, duke plaçkitur, duke grabitur nga fondi i buxhetit të shtetit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta. Mirënjohje të pakufishme demokrate dhe demokratë, qëndrestare dhe qëndrestarë të kauzës së drejtë të çdo qytetari, të çdo shqiptari. Një përshëndetje të përzemërt gjithashtu oratorëve të kësaj platforme të fjalës së lirë që përcjellin çdo natë te shqiptarët të vërtetat që ky regjim censuron me mediat e tij. Të dashur miq, do rikthehem edhe njëherë sonte tek një mashtrimet më të ulëta, më të pashpirta, te një nga aktet më cinike të fundit të Edi Ramës ndaj pensionistëve shqiptarë, ndaj njerëzve më të varfër midis të varfërve në mbarë Europën.

Të dashur miq, ju lutem dëgjojeni një moment pabesinë, poshtërsinë, cinizmin e Edi Ramës ndaj këtyre qindra mijëra burrave dhe grave që shkrinë jetën e tyre për një Shqipëri të drejtë, një Shqipëri normale. Nga fundi i vitit të kaluar, Edi Rama kalonte nga takimi në takim, premtonte rritjen e rrogave aq dhe kaq dhe premtonte rritjen e pensioneve. Edi Rama u premtoi pensionistëve se pensionet do rriten në muajin mars dhe prill. Dhe natyrisht ky përbënte një lajm shumë të mirë për të gjithë ata që me 100, 130 mijë lekë të vjetra, që marrin në muaj, nuk blejnë absolutisht dot asnjë ilaç për mjekimin e tyre. Nuk marrin dot një kafe me miqtë dhe shokët e tyre jashtë. Numërojnë kafshatat, numërojnë vaktet.

Por, marsi dhe prilli erdhën dhe shkuan. Pensionet nuk lëvizën një qindarkë. Gjatë muajve në vazhdim, ky njeri që meriton çdo epitet, nuk foli më për rritje, por foli për indeksim. Ju lutem, mbajeni shënim, në buxhetin e vitit 2024 u përcaktua fondi prej 34 milionë euro pikërisht për pensionistët. Por Edi Rama, në mënyrë cinike me një ndjenjë çnjerëzore, nuk ua dha atyre as në mars, as në prill, as në maj, as në qershor, as në korrik, as në gusht, as në shtator, por deklaroi se rriti pensionet në tetor, duke plaçkitur, duke grabitur nga fondi i buxhetit të shtetit, të caktuar për pensionistët, për indeksim, më shumë se gjysmën e tij, duke shpërndarë për 730 mijë pensionistë gjoja si rritje, në të vërtetë as indeksim, gjithsej 16.7 milionë euro. Kurse restin prej 19 milionë, e zhduku! A ka pashpirtësi më të madhe se kjo?

Të këshilluara

Kris arma në Athinë, plagoset një shqiptar

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Informacionet e para flasin për ek...

18:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI