Flash

Euro 'prek fundin', tjetër minimum historik

Lapsi.al 23 September 2024
Euro 'prek fundin', tjetër minimum historik

Kursi i këmbimit të euros me lekun e ka nisur edhe këtë javë në rënie, duke arritur tashmë afër pragut të 99 lekëve. Sipas kursit të këmbimit të Bankës së Shqipërisë, euro u këmbye të hënën me 99.08 lekë, duke arritur një nivel të ri minimal historik.

Euro ka qëndruar gjatë gjithë muajit shtator poshtë nivelit të 100 lekëve, me një tendencë të qëndrueshme në rënie. Në 30 ditët e fundit, kursi i këmbimit të euros ka rënë me 1.4%, ndërsa me bazë vjetore rënia ka arritur në 6.9%.

Banka e Shqipërisë ka ndërhyrë për herë të fundit në kursin e këmbimit valutor në fillim të muajit gusht. Qysh prej atëherë, kursi ndodhet vetëm nën efektin e forcave të tregut.

Pasi arriti ta mbante kursin sipër kufirit të 100 lekëve mes muajve maj dhe korrik, në muajin gusht Banka e Shqipërisë vendosi të tërhiqej nga ndërhyrja, për të testuar lëvizjet e kursit në vlerat e veta normale të tregut. Pavarësisht se kursi ka rënë poshtë nivelit të 100 lekëve, ashtu siç edhe pritej, Banka e Shqipërisë ka vlerësuar se luhatshmëria e kursit (në këtë rast rënia) nuk ka qenë shumë e fortë dhe shqetësuese. Për këtë arsye, Banka Qendrore ka vendosur se një ndërhyrje në kursin e këmbimit, për momentin, nuk është më e nevojshme.

Valutat e tjera kryesore shënuan një rritje të lehtë ditën e hënë, por duke qëndruar sidoqoftë pranë niveleve të ulëta shumëvjeçare.

Dollari amerikan këmbehej me 89.22 lekë, afër niveleve më të ulëta në 15 vitet e fundit.

Lexo më tej: Rritet kërkesa për kredi, por bankat po tregohen më përzgjedhëse 

Rënia e kursit të euros po ndikohet nga oferta e lartë e monedhës europiane, falë tendencës në rritje të të ardhurave nga turizmi dhe investimeve të huaja direkte, veçanërisht në prona. Gjithashtu, një risi për këtë vit është interesi i investitorëve të huaj institucionalë për letrat e borxhit në lekë të qeverisë shqiptare. Flukset e investimeve të portofolit për këtë qëllim kanë dhënë një ndikim shtesë në zhvlerësimin e euros, në periudha të veçanta gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të vitit.

Në krahun tjetër, edhe oferta e shtrënguar e lekut po vazhdon të ndikojë paralelisht në forcimin e monedhës vendase, sidomos për shkak të shtrëngimit të ndjeshëm të politikës fiskale në dy vitet e fundit. Për 8-mujorin 2024, suficiti buxhetor arriti një rekord të ri historik për periudhën, në vlerën e 58 miliardë lekëve. Suficiti është rritur me 22% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Leku i fortë vazhdon të favorizojë uljen e kostos së importit të mallrave dhe shërbimeve në ekonominë shqiptare. Kjo përkthehet në presione më të ulëta inflacioniste nga jashtë dhe fitime më të mëdha për importuesit e mallrave, ndërkohë që bën edhe më lira udhëtimet turistike të shqiptarëve jashtë vendit.

Leku i fortë ka efekte të kundërta në kahun e eksporteve, duke gërryer të ardhurat e eksportuesve të mallrave dhe shërbimeve.

Në produktet financiare, forcimi i lekut ka ulur vlerën e kursimeve në valutë, ndërsa ka favorizuar ndjeshëm huamarrësit me kredi në valutë të huaj dhe me të ardhura në lekë. /monitor 

Të këshilluara

Apeli i GJKKO lë në burg Klodian Rrjepajn

Apeli i Posaçëm la të pandryshuar vendimin e shkallës së parë për ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj. Përmes avokatit të tij, Rrjepaj kërk...

13:50

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI