Flash

Historianët: Shteti bektashi i Ramës i papranueshëm, shkel Kushtetutën

Lapsi.al 23 September 2024
Historianët: Shteti bektashi i Ramës i papranueshëm, shkel

Historiani Pëllumb Xhufi e konsideron të papranueshme idenë e hedhur nga kryeministri Edi Rama për krijimin e një shteti bektashi në Tiranë. Ai njihet si mbështetës i kryeministrit Rama, por i ftuar në emisionin “Open” në News 24, Xhufi tha se është një ide anti-kushtetuese.

“Krijimi i një shteti brenda shtetit është anti-kushtetues. Krijon probleme me vendet që na rrethojnë, sikundër krijon probleme mes vetë komuniteteve. Unë jam vetë bektashi, dhe pyes çfarë është ky shteti i ri”, - tha Xhufi që shtoi se me këtë ide, qeveria ka hyrë me të dyja këmbët, si sparkatë në një çështje që nuk i takon.

Ndërsa historiani Neritan Ceka tha se fillimisht e kishte marrë si një shaka, por duket se kryeministri Rama po e trajton si një ide që ka marrë fund.

“Nga sa po thuhet duket se janë marrë vendime për një shtet real, por kush u pyet për këtë “shtet bektashian”? Unë jam bektashian, por nuk jam pyetur. Si bektashi kemi qenë tradicionalisht për një shtet, dhe ky ka qenë shteti shqiptar”, - tha Ceka që shtoi se për “shtetin e bektashinjve” duhet të vendosin besimtarët bektashinj dhe jo OKB.

“Është ide e papranueshme, një sfidë ndaj Kushtetutës, po shpallet një shtet që ëshë anti-kushtetues. Është një shtet që krijohet nga një shtet tjetër, nuk do të jetë asgjë tjetër veçse një kukull në duart e shtetit që e krijon. Dhe Kryegjyshata nga një institucion me vlera do të kthehet në një kukull”, - tha Ceka.

Edhe historiani Ferit Duka e konsideroi të beftë idenë e hedhur mbi atë që quhet si “shteti i Bektashinjve”. Duka tha se përderisa po jepen disa detaje, kjo tregon se kemi të bëjmë me një projekt. Duka tha se Kryegjyshata duhet ndihmuar me të gjitha instrumentet që ka në dorë për ta bërë atë një institucion të denjë për bektashinjtë e Botës.

“Ajo që propozohet për krijimin e një shteti sovran, brenda trupit të vogël siç është Shqipëria, një shtet që ka vuajtur nga kirurgji të pamëshirshme, mendoj se kjo ide është një kirurgji që nuk duhet ti bëhet shtetit tonë”, - tha Duka. Ai tha se ky instrument nuk e bën Kryegjyshatën botërore një institucion që të rrezatojë paqen. ©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI