Flash

Tritoli në portën e banesës në Bushat, autori ende i paidentifikuar

Lapsi.al 23 September 2024
Tritoli në portën e banesës në Bushat, autori ende i

Një shpërthim me tritol në portën e një banese ka tronditur në orët e mbrëmjes së djeshme fshatin Bushat në Vaun e Dejës. Sasia e eksplozivit u hodh nga një person i maskuar në portën e shtëpisë së 62-vjeçarit, Filip Dodaj. Ky i fundit tha për mediat dje se nuk ka probleme me asnjë dhe se nuk ka asnjë emër si autor të dyshuar. Ai gjithashtu tregoi se nga kamerat shihet një person i maskuar, i vështirë për tu identifikuar, që hedh eksplozivin dhe largohet.

Një komshi ngjitur me banesën ku shpërtheu tritoli, shtetasi Tonin Dodaj tregon se zhurma ishte e fortë dhe se fillimisht mendoi se bëhej fjalë për bombol gazi, ndërsa shtoi se e gjithë lagjia doli jashtë pas ngjarjes.

Pas shpërthimit në Bushat menjëherë në vendngjarje mbërritën forcat e policisë vendore të Shkodrës duke nisur hetimet paraprake. 62-vjeçari Filip Dodaj ka një magazinë peshku ndërsa po ashtu jeton e punon mes Shqipërisë dhe Italisë duke u marrë edhe atje me tregti sëbashku me dy djemtë që ndodhen në shtetin italian. Një pistë mbetet pronësia për shkak të një konflikti të hershëm, por policia nuk përjashton edhe pista të tjera hetimi.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për këtë fillim jave

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do të blihet me 98.9 lekë dhe do të shitet me 99.5 lekë, ndërsa një dollar amerikan do blihet me 88.5 lekë dhe do...

08:39

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Orët e paradites vijojnë nën ndikimin e motit të kthjellët dhe të ngrohtë në të gjithë vendin, por pas mesditës priten kalim i vranësirave si fillim në veri të ...

07:40

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI