Flash

Zjarr në Krujë

Një zjarr ka përfshirë një magazinë me bazë ushqimore për bagëtitë në fshatin Larushk të Krujës pas...

19:31

U akuzua për plagosjen e një siriani, gjykata në Maltë shpall të paligjshëm arrestimin e shqiptarit

Lapsi.al 23 September 2024
U akuzua për plagosjen e një siriani, gjykata në Maltë

Drejtësia në Maltë ka shpallur të pavlefshëm arrestimin nga Policia të shqiptarit Begtash Muka i cili akuzohej për plagosjen e një personi në Buġibba. 33-vjeçari Muka, i cili jeton në Sliema, u akuzua ndër të tjera për bashkëpunim në plagosjen e një siriani. Shqiptari është i njohur për policinë, pasi akuzohet edhe për grabitjen e një argjendarie në Tigne në vitin 2017, ku mbetën të plagosur dy punëtorë. Muka u arrestua në vitin 2018, pas më shumë se një viti në arrati.

Sipas policisë, siriani raportoi se të premten pasdite ishte duke pirë një kafe dhe u sulmua nga tre burra që dolën nga një automjet i bardhë. Policia tha se ka pamje nga kamerat e sigurisë që tregojnë se çfarë ka ndodhur, si dhe të cilat identifikojnë edhe targën e makinës së përfshirë në incident. Ata shtuan se mbrëmjen e së shtunës një rreshter ka pikasur këtë makinë që drejtohej nga njëri prej personave që shihen në video, i cili u ndalua dhe u arrestua. Ai tha se ka rezultuar se ky është Begtash Muka, i cili është vënë në arrest.

Në Gjykatë, avokati mbrojtës kontestoi vlefshmërinë e arrestit në një sërë pikash, duke përfshirë se Policia kishte një urdhër për arrestimin e personit në të cilin ishte regjistruar automjeti dhe i cili nuk është shqiptari Begtash Muka. Ai po ashtu argumentoi se fakti që arrestimi është bërë më shumë se 24 orë pasi ka ndodhur rasti, nuk plotëson një nen të ligjit që flet për arrestimin në kushtet e flagrancës.

Prokuroria tha se i akuzuari nuk ka shkelur kushtet e lirimit me kusht për një çështje tjetër. Gjykata e shpalli të pavlefshëm arrestimin e Mukës. Shqiptari u deklarua i pafajshëm për akuzat. Gjykata pranoi kërkesën për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për sirianin dhe detyroi Begtash Mukën që të mos i afrohej apo kontaktonte në asnjë mënyrë me të.

Të këshilluara

Kris arma në Athinë, plagoset një shqiptar

Një shkëmbim zjarri ka ndodhur pak pas orës 18:00 në “Omonia” në kryqëzimin e rrugëve “Kretis” dhe “Akominatou” në Athinë. Informacionet e para flasin për ek...

18:44

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI