Flash

Zaccheroni, ish-tekniku i dy milanezeve: "Parashikimin për derbin e gabuam të gjithë"

Lapsi.al 23 September 2024
Zaccheroni, ish-tekniku i dy milanezeve: "Parashikimin për derbin e

"Të gjithë e kemi gabuar parashikimin e derbit. Prisnim një ndeshje ku do të përfitonte Inter. Në vend të kësaj, mbrëmë Milan ndryshoi kartat në tavolinë, me katër lojtarët përpara dhe me Morata në rolin e pedinës mes mesfushës dhe sulmit". Kjo është analiza e Alberto Zaccheroni, trajner i titullit të 16-të të kuqezinjve, por edhe ish-trajner i Inter, i ftuar i Radio Anch'io Sport. "Interi humbi, këta katër lojtarë në të njëjtën linjë bllokuan mbrojtësit - shtoi Zaccheroni - dhe shumë nga loja e zikaltërve nis që aty. Një lëvizje që ia hoqi besimin skuadrës së teknikut Inzaghi".

Inter mbetet ekipi me "organikën më të mirë, por duhet të rikuperojnë diçka. Nuk shoh Lautaron që njohim, edhe dje e pamë pak. Megjithatë, unë i shoh gjithmonë si favoritë, ndoshta të tjerët kanë më shumë motivim”.

Lexo më tej: Video/ Gabbia rikthen në jetë Milan pas gjashtë humbjeve. Zhgënjen Inter, 'shpëton' Fonseca

Zaccheroni ka pëlqyer veçanërisht spanjollin Morata: "Ai është sulmuesi që merr përsipër punën e pistë. Ai është kritikuar shpesh, por ai gjithmonë bën pjesën e tij. Ndoshta ai shënon më pak gola, por kurrë nuk luan me dhjetë lojtarë kur është Morata në fushë". Përsa i përket Leao: "Ai ka cilësitë, askush nuk e vë në dyshim, i mungon vazhdimësia, prania në fushë. Ai shpenzon shumë pak kohë në ndeshje. Talenti është aty, por është shumë i luhatshëm. Edhe shiritin e kapitenit e ka të vështirë ta mbajë. Duhet të bëjë lojtarin që është, por nuk duhet t'i japin detyra të tjera. Lojtarët kanë një mendje, duhet future në sintoni me atë mendje për të përfituar më të mirën nga ajo".

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI