Flash

Alarm në Meksikë/ Uragani John godet vendin, paralajmërohen përmbytje ‘kërcënuese për jetën’

Lapsi.al 24 September 2024
Alarm në Meksikë/ Uragani John godet vendin, paralajmërohen

Meksika ka lëshuar alarmin e kuq, pasi vendi u godit mbrëmjen e së hënës nga uragani John

“Mbroni veten dhe mos harroni se gjëja më e rëndësishme është jeta njerëzore; të mirat materiale bëhen përsëri,” tha presidenti meksikan në largim, Andres Manuel Lopez Obrador përmes X.

Fenomeni pritet të shkaktojë reshje të dendura shiu në Guerrero, i cili u godit më 25 tetor 2023 nga uragani i kategorisë 5 Otis.

Ndërsa klasifikohej si Kategoria 2, John u rrit në Kategorinë 3, siç pritej, pak para se të arrinte mbi tokë. Në anën tjetër të vendit, qytetet turistike të Karaibeve, Kankun dhe Tulum, do të goditen nga një stuhi tropikale brenda ditës.

Qyteti më i prekur nga uragani, me erëra deri në 120 milje në orë, është Marquelia, në shtetin e Guerrero. Shërbimi Kombëtar i Mbrojtjes Civile meksikane ka kërkuar që popullata në zonat ku parashikohet të kalojë uragani, të qëndrojë brenda banesave të tyre.

Të këshilluara

SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme

Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme në përgjigje të rritjes së dhunës mes Izraelit dhe Libanit – grupit libanez të shpallur organiza...

17:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI