Flash

Hiqeshin si Brad Pitt për të marrë para, arrestohen 5 persona

Lapsi.al 24 September 2024
Hiqeshin si Brad Pitt për të marrë para, arrestohen 5 persona

Policia në Spanjë ka arrestuar pesë persona të cilët, duke pretenduar se janë Brad Pitt në profile të rreme të krijuara në internet, mashtruan dy gra dhe u morën 325 mijë euro.

“Të arrestuarit kontaktuan gratë nga një faqe e fansave të aktorit fitues të çmimit Oscar dhe i bënë të besonin se kishin një marrëdhënie emocionale me të”, tha në një deklaratë Garda Civile spanjolle.

Duke u paraqitur si Pitt,5 anëtarët e “bandës” i inkurajuan gratë që të investonin  në projekte që thjesht nuk ekzistonin. Një prej grave, e cila banonte në Andalusia, investoi 175,000 euro, ndërsa tjetra, 150,000 euro.

Kriminelët kibernetikë, për të kapur viktimat, kishin studiuar rrjetet e tyre sociale dhe kishin bërë një profil psikologjik të tyre, duke zbuluar se të dyja gratë ishin dy persona të pambrojtur dhe në gjendje depresioni”.

“Ata përdorën gjithashtu platforma të tjera për të shkëmbyer mesazhe dhe emaile me dy gratë, derisa arritën në një pikë ku ato besuan se po bisedonin përmes WhatsApp me BradPitt, i cili u premtoi atyre një lidhje romantike”, vijon deklarata.

 

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktorja e Kathryn Crosby

Aktorja Kathryn Crosby ka ndërruar jetë në moshën 90 vjeçare. Publicisti Harlan Boll konfirmoi lajmin për New York Times të dielën, më 22 shtator, duke thënë...

20:15

Olivia Munn bëhet nënë për herë të dytë

Olivia Munn është bërë nënë për herë të dytë. Aktorja njoftoi lindjen e fëmijës së dytë përmes rrjetit social, Instagram. “Méi June Mulaney erdhi në botë më ...

16:48

Dalin pamjet nga arrestimi i Diddy

Së fundmi janë publikuar pamjet filmike të arrestimit të  Sean Diddy Combs. Ai shihet teksa hyn në hotelin Park Hyatt në Nju Jork me një pallto të zezë kur a...

14:43

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI