Flash

Plani i opozitës: Protesta të vazhdueshme dhe qeveri teknike

Lapsi.al 24 September 2024
Plani i opozitës: Protesta të vazhdueshme dhe qeveri teknike

Edhe pak muaj na ndajnë nga zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2025 dhe sikundër maxhoranca, edhe Partia Demokratike ka nisur fushatën zgjedhore.

Gazetari Osman Stafa në një lidhje ka dhënë më shumë detaje në lidhje me lëvizjet që pritet të ndërmarrë Partia Demokratike. Ai tha se PD ka lajmëruar se do ketë protesta të vazhdueshme, por se nuk është dhënë një datë për këtë. Gazetari shton se opozita ka si kërkesë kryesore qeverinë teknike, pa Ramën kryeministër.

"Sali Berisha ka thënë se do ketë protesta të pandalshme. Nuk ka një datë, sepse do iu lihet kohë drejtuesve politikë që të njohin më mirë strukturat dhe të afrojnë elementët, që kanë ikur nga partia.

PD do kërkojë qeveri teknike, pa Ramën kryeministër, duke qenë se akuzat kryesore të opozitës janë se PS përdor shtetin dhe grupet kriminale për të mos votuar opozitën. Së paku kështu pretendojnë opozitarët" - u shpreh Stafa.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI