Flash

Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani, mbi 80% e tyre nuk mund të dëbohen

Lapsi.al 24 September 2024
Rreth 3.5 milionë refugjatë në Gjermani, mbi 80% e tyre nuk mund

Sipas Regjistrit Qendror të të Huajve në Gjermani jetonin në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit 2024 rreth 3.48 milionë refugjatë. Kjo shifër është rreth 60,000 vetë më shumë se në fund të vitit 2023 dhe më shumë se në çdo periudhë tjetër që nga vitet 1950.

Partia e Majta kritikon ashpërsimin e ligjit për të huajt

Nisur nga këto shifra zëdhënësja për politikën ndaj refugjatëve e grupit parlamentar të partisë "E Majta" në Bundestag, Clara Bünger, kritikoi në një intervistë për gazetën "Neue Osnabrücker Zeitung" debatin për migracionin në Gjermani. "Edhe pse kjo shifër përbën vetëm katër përqind të popullsisë së përgjithshme të Gjermanisë, politikanët e partive në qeveri si dhe CDU-ja dhe AfD-ja duan t'i bëjnë njerëzit të besojnë se kjo pakicë e vogël është përgjegjëse për të gjitha problemet e tyre. Kjo është marrëzi e rrezikshme që vetëm forcon të djathtën ekstreme." - tha ajo.

Toni në debatet për migracionin në Gjermani është ashpërsuar pas sulmit të dyshuar islamik me thikë në Solingen në fund të gushtit. Pas tij qeveria gjermane propozoi ndër të tjera masa kundër islamizmit të dhunshëm dhe ashpërsimin e konsiderueshëm të ligjeve të qëndrimit dhe të azilit. Gjithashtu u vendosën kontrolle kufitare me të gjitha vendet fqinje. Megjithatë hapat e planifikuar nuk shkojnë aq larg sa duhet për partitë e CDU dhe CSU.

80,5 për qind nuk mund të dëbohen

Sipas "Neue Osnabrücker Zeitung" shifra prej 3.48 milionë refugjatësh të regjistruar në Regjistrin Qendror të të Huajve përfshin të gjithë personat që kërkojnë mbrojtje në Gjermani për arsye humanitare, pavarësisht nga statusi i tyre i qëndrimit. Ndër ta rreth 1.18 milionë janë nga Ukraina.

80.5 për qind e personave që duhet të largohen nga Gjermania vazhdojnë të tolerohen përmes statusit "Duldung", sepse nuk mund të dëbohen apo deportohen për shkak të situatës në vendin e tyre të origjinës./DW

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI