Flash

Skena surreale në derbi: tifozët e Partizanit thyejnë dritaren e dhomave të zhveshjes, plagoset trajneri

Lapsi.al 24 September 2024
Skena surreale në derbi: tifozët e Partizanit thyejnë dritaren e
Skena të çmendurisë së zakonshme në Beograd në fund të derbit mes Partizanit dhe Yllit të Kuq, i fituar 4-0 nga rivalët e ardhshëm europian të Inter. Pas fishkëllimës së fundit, disa ultras të Partizanit zbritën nga tribunat për të vandalizuar fushën e lojës dhe më pas shkuan në dhomat e zhveshjes, ku thyen një dritare dhe plagosën në fytyrë trajnerin Aleksandar Stanojevic. Dukshëm i tronditur dhe i fashuar, trajneri i Partizanit u shfaq gjithësesi në konferencën për shtyp ku denoncoi episodin: "Tifozët e pakënaqur thyen xhamin në dhomën e zhveshjes. Xhami më goditi dhe më preu. Nuk ndodhi asgjë tjetër. Nëse do të kishte mbaruar 0-0 nuk do të kisha ardhur, por duhej të tregoja respekt. Tifozët thyen një xham që më goditi dhe humba pak gjak". Nuk kanë humbur mendjen vetëm tifozët, por edhe lojtarët e Partizanit që janë përleshur mes tyre në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe ndërhyrja e policisë ka qenë e nevojshme për të qetësuar gjërat. Lexo më tej: Video/ Champions, Bayer Leverkusen bën copë Feyenoord: Benfica pushton strofullën e Crvena Zvezda Stanojevic foli edhe për paraqitjen e ekipit të tij, duke marrë përgjegjësinë e plotë. "Çfarë mund të them, është turp. Marr përgjegjësinë për këtë, është humbja më e keqe në karrierën time. Është faji im nëse e humbëm ndeshjen - pranoi ai -. Është turp për të gjithë, më vjen keq që humbëm ndeshjen në këtë mënyrë, pa luftuar, pa asgjë. Crvena Zvezda tregoi klas dhe u kërkoj falje të gjithë tifozëve të Partizanit, sepse ne luanim në shtëpi”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI