Flash

UEFA zgjedh Tiranën: Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet në kryeqytet shtatorin e ardhshëm

Lapsi.al 24 September 2024
UEFA zgjedh Tiranën: Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet

Për herë të parë në historinë e futbollit shqiptar, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të zhvillojë një mbledhje zyrtare në Tiranë, nën organizimin e Federatës së Futbollit. Ky event i rëndësishëm do të mbahet më 8 shtator 2025 dhe përbën një moment të rëndësishëm për futbollin shqiptar dhe vendin tonë. Komiteti Ekzekutiv i qeverisë së futbollit kontinental e mori këtë vendim gjatë mbledhjes së sotme në Pragë, ku u morën edhe disa vendime të rëndësishme në lidhje me futbollin europian.

Mbledhja e nivelit më të lartë të organit drejtues të UEFA-s në Tiranë do ta vendosë Shqipërinë në qendër të Europës. Ky zhvillim historik është një dëshmi e rritjes së ndikimit të Shqipërisë në futbollin europian.

Lexo më tej: Drejtësi shqiptare në Europa League: Juxhin Xhaja arbitron sfidën AZ Alkmaar – Elfsborg

Gjatë mbledhjes u morën edhe këto vendime të tjera:

– U aprovua strategjia e re për futbollin e vajzave 2024-2030.

– U përcaktua fondit i solidaritetit për klubet që nuk marrin pjesë në garat e UEFA-s për periudhën 2024/27

– Finalja e Champions League 2027 nuk do të zhvillohet në stadiumin San Siro për shkak se komuna e Milanos nuk ka garantuar rinovimin e stadiumit. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka hapur sërish procesin e kandidimit dhe vendimin përfundimtar do të merret në periudhën maj/qershor 2025.

– Vendi pritës për Kampionatin Europian të UEFA U-19 Futsal 2025 u caktua Kishinjev, Moldavi.

– Mbledhja e radhës e Komitetit Ekzekutiv të UEFA-s do të zhvillohet në Lozanë, Zvicër më datë 16 dhjetor 2024.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI