Flash

Aksident i trefishtë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, përplasen me njëra-tjetrën mjetet

Lapsi.al 25 September 2024
Aksident i trefishtë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë,

Një aksident i trefishtë ka ndodhur ditën e sotme, në aksin nacional Pogradec-Qafë Thanë në afërsi të fshatit Udënisht. Sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se mjetet kanë goditur nga pas njëra-tjetrën duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Drejtuesit dhe pasagjerët janë në gjendje të mirë shëndetësore, por janë dërguar për një kontroll në spitalin e Pogradecit. Ndërkohë policia shkoi në vendin e ngjarjes për të sqaruar rrethanat e aksidentit.

Të këshilluara

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI