Flash

Dëmtime të shumta, Varane dorëzohet: 31 vjeç largohet nga futbolli simboli i mbrojtësit modern

Lapsi.al 25 September 2024
Dëmtime të shumta, Varane dorëzohet: 31 vjeç largohet nga
Raphael Varane është dorëzuar. Në moshën 31-vjeçare, për shkak të problemeve të përsëritura fizike, mbrojtësi francez i tha lamtumirë të luajturit futboll. Ai kishte nënshkruar verën e kaluar si lojtar i lirë për Como, skuadrën e drejtuar nga Fabregas, por situata e tij fizike e pengoi të përfshihej në listën për Serie A. Nga këtu erdhi vendimi, i cili ishte konsideruar prej disa kohësh, për të mos luajtur më. Varane ishte një nga mbrojtësit më të fortë të dekadës së fundit dhe lista e tij e arritjeve është mbresëlënëse: një Botëror dhe një Ligë Kombesh me Francën, mes Real Madrid dhe Manchester United ai fitoi La Liga 3 herë, me po aq Super kupa spanjolle dhe europiane, një Kupë Mbreti, 4 Champions League dhe 4 Kupa të Botës për Klube, një FA Cup dhe një League Cup në Angli.

LETRA E VARANE

Njoftimi zyrtar vjen nga Como, që publikoi një letër të lojtarit: “Thonë se të gjithë gjërat e mira duhet të mbarojnë. Në karrierën time jam përballur me shumë sfida, jam ngjitur në majë në çdo rast, pothuajse çdo gjë duhej të ishte e pamundur. Emocione të pabesueshme, momente të veçanta dhe kujtime që do të zgjasin një jetë. Duke reflektuar mbi këto momente, me krenari të pamasë dhe një ndjenjë përmbushjeje unë njoftoj tërheqjen time nga loja që të gjithë e duam. I përmbahem standardeve më të larta, dua të dal i fortë, jo vetëm të kapem pas lojës. Duhet shumë guxim për të dëgjuar zemrën dhe instinktet tënd. Dëshira dhe nevojat janë dy gjëra të ndryshme. Kam rënë dhe ngritur një mijë herë, dhe këtë herë është koha të ndalem dhe të var këpucët në gozhdë me ndeshjen time të fundit duke fituar një trofe në Wembley.

"KRENAR PËR RRUGËTIMIN"

Më pëlqeu të luftoja për veten, klubet e mi, vendin tim, shokët e skuadrës dhe tifozët e çdo skuadre për të cilën kam luajtur. Nga Lens në Madrid në Mançester dhe të luaja për ekipin tonë kombëtar. Kam mbrojtur çdo simbol me gjithë zemër dhe e kam dashur çdo minutë të udhëtimit tim. Të luash në nivelin më të lartë është një përvojë emocionuese. Teston çdo nivel të trupit dhe mendjes tënde. Emocionet që ndjejmë nuk i gjeni askund tjetër. Si sportistë, asnjëherë nuk jemi të kënaqur, asnjëherë nuk e pranojmë suksesin. Është natyra jonë dhe ajo që na ushqen. Nuk jam penduar, nuk do të ndryshoja asgjë. Kam fituar më shumë seç mund të kisha ëndërruar ndonjëherë, por përtej vlerësimeve dhe trofeve, jam krenar për faktin se, sido që të jetë, kam ruajtur parimet e mia të sinqeritetit dhe jam përpjekur të largohem nga çdo vend më mirë se sa e kam gjetur. Shpresoj se ju kam bërë të gjithëve krenarë.

KARRIERA E RE

Dhe kështu, një jetë e re fillon jashtë fushës. Unë do të qëndroj te Como. Vetëm pa përdorur këpucët dhe palestrinat. Për momentin, mbështetësve të çdo klubi për të cilin kam luajtur, shokëve të skuadrës, trajnerëve dhe stafit... nga thellësia e zemrës sime, ju falënderoj që e keni bërë këtë rrugëtim më të veçantë nga sa mund të kishin parashikuar ëndrrat e mia më të çmendura".
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Raphael Varane (@raphaelvarane)

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI