Flash

Durrës/ Arrestohet 29-vjeçari që tentoi të grabiste bankën dhe vodhi në pikën e këmbimit valutor

Lapsi.al 25 September 2024
Durrës/ Arrestohet 29-vjeçari që tentoi të grabiste

Një 29-vjeçar ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë, por mesa duket plani i tij ka dështuar. Policia bën të ditur se ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr. 3, Durrës, ku autori i dyshuar më pas i është drejtuar një pike të këmbimit valutor, ku ka arritur të marrë me dhunë 500 mijë lekë. Policia e Durrësit sekuestroi në cilësinë e provës materiale shumën e lekëve që ky shtetas grabiti në 'exchange'.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Exchange”.

Tentoi të merrte me forcë një shumë parash në kasën e një banke të nivelit të dytë por nuk mundi dhe gjatë largimit mori me dhunë në një exchange, 500 000 lekë, ndërhyrja në kohë e Policisë, bëri të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, shuma e lekëve që ky shtetas mori me dhunë në exchange.

Shërbimet e Komsiariatit të Policisë Durrës, pas marrjes së njoftimit se një shtetas kishte tentuar të merrte me dhunë, një shumë parash, në kasën e një banke të nivelit të dytë, në lagjen Nr. 3, Durrës, kanë organizuar punën për identifikimin, kapjen dhe arrestimin e autorit.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë marrë njoftim se një shtetas kishte marrë me dhunë një shumë parash në lagjen Nr. 1, Durrës, dhe ishte larguar.

Falë mirorganizimit të punës, angazhimit të të gjitha shërbimeve policore, patrullës së përgjithshme, forcave “Shqiponja” dhe atyre operacionale, si dhe falë sigurimit të informacionit për autorin, pasi dyshohej se ishte i njëjti shtetas, u bë e mundur që në kuadër të operacionit policor të koduar “Exchange”, të identifikohej, kapej dhe vihej në pranga autori i dyshuar shtetasi F. D., 29 vjeç, banues në Rrogozhinë.

Nga veprimet hetimore dhe këqyrja e pamjeve filmike rezultoi se 29-vjeçari është autori i dyshuar i të dyja rasteve të tentativës dhe të marrjes me dhunë të shumës së parave në lagjen Nr. 1 dhe në lagjen Nr. 3, Durrës.

Në cilësinë e provës materiale, shërbimet e Policisë sekuestruan shumën e parave të marra me dhunë në exchange. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Digjet dyqani i produkteve kozmetike në Fier

Një dyqan me produkte kozmetike është djegur tërësisht gjatë natës në Fier. Dëmi i shkaktuar përllogaritet të jetë i lartë ndërkohë që nuk dihen shkaqet e rë...

08:17

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI