Flash

Jens Lehmann arrestohet në Gjermani: ja çfarë ndodhi me portierin në Octoberfest

Lapsi.al 25 September 2024
Jens Lehmann arrestohet në Gjermani: ja çfarë ndodhi me
Këto ditë në Mynih po festohet Octoberfest, festivali i famshëm gjerman i birrës. Shumë personazhe publike fluturuan në Bavari për këtë rast, duke përfshirë edhe shumë sportistë. Por kaq shumë birrë në një moment të caktuar nxjerr në dritë edhe ndonjë episod të pafat, si i ndodhi Jens Lehmann.

LEHMANN ARRESTOHET NË OKTOBERFEST

Ish-portieri gjerman, legjenda e Arsenalit të të pathyeshmëve dhe e Borussia Dortmund, me një të kaluar edhe në Itali, te Milani në sezonin 1998-99, Jens Lehmann u arrestua në Mynih. 54 vjeçari, në Octoberfest, mori pjesë i veshur në mënyrë tradicionale dhe u lëshua në vallëzime në gjendje të dehur në stendën e goditjes në shenjë. Arrestimi i ish-futbollistit, megjithatë, është bërë se po drejtonte makinën në gjendje të dehur, të paktën sipas asaj që raporton Bild. Lexo më tej: Çmenduri e Lehmann, i preu traun e garazhdit e kërcënoi fqinjin me moto-sharrë: “Nuk e mbaj mend” Kur policia e ndaloi, Lehmann lëkundej dhe mbante erë alkool. Kur nuk pranoi të frynte në etilometër, ish-portieri i Gjermanisë u dërgua në komisariat, ku iu konfiskua leja e drejtimit, ndërsa priste që të dilnin rezultatet e analizave të gjakut. Lehmann më vonë u la i lirë, por nuk ka bërë komente mbi incidentin.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI