Flash

Telegram pranon të japë adresat e IP të përdoruesve nëse i kërkohet

Lapsi.al 25 September 2024
Telegram pranon të japë adresat e IP të përdoruesve

Rrejti social Telegram ndryshon rregullat. Aplikacioni i mesazheve do tu dorëzojë autoriteteve gjyqësore adresat IP të përdoruesve, për të gjurmuar identitetin e njerëzve dhe numrat e telefonit në rast të procedimeve ligjore kundër tyre. Lajmin e ka bërë të ditur themeluesi i Telegram, Pavel Durov, përmes një postimi në kanalin e tij.

Një ndryshim për platformën që mori kritika për përmbajtjen e saj, sepse bashkëpunonte pak me autoritetet dhe jepte të dhëna përdoruesi vetëm në rast dyshimi për aktivitete terroriste. Lajmi vjen pasi Durov u arrestua në Paris në fund të gushtit me akuzën se ishte bashkëpunëtor i aktiviteteve të paligjshme të lejuara nga Telegram. Më pas, Durov u lirua me kusht me ndalimin e daljes nga territori francez dhe detyrimin për t’u paraqitur në polici dy herë në javë.

“Ne nuk do të lejojmë që aktorët e këqij të rrezikojnë integritetin e platformës sonë prej gati 1 miliardë përdoruesish," tha Durov në mesazhin e tij.

Sipas themeluesit të Telegram, platforma ka punësuar një ekip specialistësh javët e fundit, të cilët duke përdorur inteligjencën artificiale, e kanë bërë funksionin e kërkimit më të sigurt.

“E gjithë përmbajtja problematike në kërkim nuk është më e aksesueshme”, shton Durov.

Të këshilluara

Moti sot/ Temperatura mesatare dhe reshje shiu

Ditën e mërkurë vendi ynë do të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet të jetë me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Resh...

07:36

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI