Flash

Vendimi/ Qeveria shpall 10 peizazhe të mbrojtura

Lapsi.al 25 September 2024
Vendimi/ Qeveria shpall 10 peizazhe të mbrojtura

Këshilli i Ministrave ka marrë sot vendimin për shpalljen e 10 zonave në vendin tonë peizazhe të mbrojtura. Mes 10 zonave përfshihet edhe liqeni i Pogradecit, zona Pishë Poro-Nartë apo edhe Bjeshkët e Oroshit në Mirditë. Peizazhet e mbrojtura janë kategoria e pestë e zonave të mbrojtura.

Më poshtë kemi listuar 10 vendet që hynë në kategorinë ‘Peizazh i mbrojtur ujor/tokësor’:

1. Shpallet peizazh i mbrojtur ujor/tokësor zona ‘Bisht-Kamzë’

2. Shpallet peizazh i mbrojtur ‘Bjeshkët e Oroshit’

3. Shpallet peizazh i mbrojtur ‘Kuturman – Qafë-Bushi’

4. Shpallet peizazh i mbrojtur ujor/tokësor zona ‘Rrushkull’

5. Shpallet peizazh i mbrojtur zona ‘Bredhi i Drenovës – Sinicë’

6. Shpallet peizazh i mbrojtur ujor/tokësor lumi Buna, Velipojë

7. Shpallet peizazh i mbrojtur ‘Guri i Nikës – Valamarë – Lenie’

8. Shpallet peizazh i mbrojtur ‘Krastë – Verjon’

9. Shpallet peizazh i mbrojtur ujor/tokësor ‘Liqeni i Pogradecit’

10. Shpallet peizazh i mbrojtur ujor/tokësor ‘Pishë Poro -Nartë’

Ndër veprimtaritë e lejuara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor janë ato kërkimore-shkencore, me qëllim edukimin mjedisor, veprimtaritë me qëllim monitorimin e gjendjes mjedisore, të ekosistemit, të habitateve dhe të llojeve floristike e faunistike; çdo veprimtari, që lidhet me ndërhyrjet e nevojshme ose urgjente për përmirësimin e biodiversitetit, të rigjenerimit, ose çdo veprimtari tjetër për këtë qëllim, veprimtaritë e zhvilluara në struktura miqësore me biodiversitetin dhe mjedisin, apo veprimtaritë e zhvilluara në struktura akomoduese të turizmit/agroturizmit dhe çdo veprimtari/infrastrukturë tjetër mbështetëse.

Ndërkohë veprimtaritë e ndaluara në peizazhin e mbrojtur ujor/tokësor janë ato të cilat përkeqësojnë, shkatërrojnë dhe/ose çojnë në humbjen e habitateve natyrore, të tilla si kultivimi e mbarështimi i specieve invazive dhe joendemike, të cilat mund të dëmtojnë zinxhirin ekzistues të botës së gjallë të zonës së mbrojtur, fragmentimi i habitateve, grumbullimi i kafshëve të egra, gjuetia, si dhe mbjellja e llojeve monokulturë (në pyllëzime).

Veprimtaritë, që ndryshojnë përdorimin e territorit si ndërtimet, trajtimi i ujërave të zeza në ferma, ndërtimi i autostradave, i kanaleve lundruese dhe i zonave urbane, si dhe veprimtari të ngjashme me këto, lejohen të ushtrohen vetëm nëse subjekti që kërkon të kryejë veprimtarinë është pajisur me leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Të këshilluara

Aksident me vdekje në Vlorë

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lex...

20:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI