Flash

50 Cent së shpejti një dokumentar për Diddy

Lapsi.al 26 September 2024
50 Cent së shpejti një dokumentar për Diddy

50 Cent do të publikojë së shpejti një dokumentar që që detajon rastin e abuzimit të Sean "Diddy" Combs.

Të mërkurën, më 25 shtator, një përfaqësues i reperit "In Da Club", emri i vërtetë i të cilit është Curtis Jackson, konfirmoi lajmin për PEOPLE.

“Kjo është një histori me ndikim të rëndësishëm njerëzor. Është një rrëfim kompleks që përfshin dekada, jo vetëm titujt apo klipet e parë deri më tani”, thanë Jackson (për G-Unit Film & Television) dhe regjisorja Alexandria Stapleton (për House of Nonfiction) në një deklaratë për PEOPLE.

“Ne mbetemi të palëkundur në angazhimin tonë për t'i dhënë zë viktimave dhe për të paraqitur perspektiva autentike. Ndërsa akuzat janë shqetësuese, ne i bëjmë thirrje të gjithëve të kujtojnë se historia e Sean Combs nuk është historia e plotë e hip hopit dhe kulturës së tij. Ne synojmë të sigurojmë që veprimet individuale të mos lënë në hije kontributet më të gjera të kulturës,” vazhdoi deklarata.

Combs, i cili u arrestua në një hotel në Manhattan është akuzuar për trafikim seksual dhe shantazh.

Ai aktualisht po mbahet në Qendrën e Paraburgimit Metropolitan të Brooklyn-it, pasi iu refuzua dy herë lirimi me kusht, ndërsa pret gjykimin. Combs do të kthehet në gjykatë në fillim të tetorit.

Të këshilluara

Camila Cabello "tallet" me Sabrina Carpenter?

Camila Cabello u duk se "u tall" me Sabrina Carpenter gjatë performancës së fundit të "Señorita" duke kapërcyer titullin e këngës së fundit të kësaj të fundit. ...

15:18

Modelja flet për romancën me Madonna-n

Modelja Jenny Shimizu foli së fundmi për marrëdhënien e saj me Madonna në vitet 1990 në dokumentarin e Hulu "In Vogue: Vitet 90". "Dua të them, ju nuk do t'i...

20:00

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI