Flash

Britani, 37 të burgosur lirohen gabimisht

Lapsi.al 26 September 2024
Britani, 37 të burgosur lirohen gabimisht

37 të burgosur u liruan gabimisht sipas një skeme të lirimit të parakohshëm të prezantuar nga qeveria britanike për shkak të mbipopullimit të burgjeve në Angli dhe Uells, sipas ministrisë së drejtësisë.

Rreth 1,750 të dënuar u liruan këtë muaj sipas programit të qeverisë që konsideron se disa të burgosur kanë të drejtë për lirim, të cilët kanë kryer 40 për qind të dënimit të tyre.

Mijëra të tjerë pritet të lirohen.

Në një deklaratë, një zëdhënës i Ministrisë së Drejtësisë, duke konfirmuar raportimin e djeshëm të Daily Mirror, tha se një numër shumë i vogël i të burgosurve, janë liruar gabimisht.

Gjithsej 37 të burgosur që ishin në burg për shkelje të urdhrave të ndalimit u liruan gabimisht, por shumica prej tyre tashmë janë kthyer në burg.

Pesë nuk janë kthyer ende.

Britania ka shkallën më të lartë të të burgosurve në Europën Perëndimore dhe po përballet me një krizë, me numrin e të burgosurve që po rritet ndjeshëm pas periudhës së pandemisë për shkak të dënimeve më të gjata, vonesave në shumë raste dhe një marrëveshje sipas së cilës ata që janë dënuar për krime të rënda duhet të kryejnë të paktën 65% të dënimit të tyre.

Pas marrjes së pushtetit në korrik, qeveria laburiste njoftoi një skemë të lirimit të parakohshëm për shkak të mbipopullimi të burgjeve.

Të burgosurit që vuajnë dënimin për vepra të rënda të dhunshme prej katër vjetësh ose më shumë janë të përjashtuar nga plani.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI