Flash

Ish-kampioni Maicon i del në mbrojtje Inter: "Vetëm një moment jo, Lautaro do të kthehet i fortë"

Lapsi.al 26 September 2024
Ish-kampioni Maicon i del në mbrojtje Inter: "Vetëm një
"Unë mendoj se është vetëm një moment ashtu, kanë ndryshuar disa lojtarë që duhet të përshtaten. Mbrojtja është e njëjta që bëri aq shumë vitin e kaluar. Inter është një ekip që mund të japë ende shumë". Ish-kampioni i zikaltërve, Maicon nuk ka dyshime për rikthimin e skuadrës së teknikut Inzaghi pas disfatës në derbi. Ish-mbrojtësi brazilian që, në fakt, sfida ndaj Milan ka përjetuar disa të paharrueshme: “Mbaj mend derbin e fituar në shtëpinë e tyre 4-0 ndaj një Milani me shumë kampionë”. Lexo më tej: Prapaskena e Inter-Milan: mesazhi në të gjitha gjuhët me të cilin Fonseca fitoi derbin Brazilini pastaj u ndal edhe tek individët dhe fakti që kapiteni Lautaro nuk po arrin të zhbllokohet: “Ai i dha shumë Interit dhe Argjentinës dhe ende mund të japë. Të gjithë lojtarët kalojnë momente të veçanta, por ai do të gjejë një mënyrë për t'u rikthyer i fortë. Maicon i ri? Nuk ekziston, ajo që bëra unë mbetet aty. Lojtarët e tjerë në rolin tim po bëjnë shumë mirë, si Dumfries. Por Maicon është Maicon, të tjerët janë të tjerët”.

Të këshilluara

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI