Flash

Meta për dënimin e Salianjit: Hakmarrje politike

Lapsi.al 26 September 2024
Meta për dënimin e Salianjit: Hakmarrje politike

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë, duke dënuar deputetin e PD Ervin Salianji me 1 vit burg.

Në lidhje me këtë zhvillim, është prononcuar edhe kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Ai tha se gjykatat po marrin vendime politike, duke thënë se ndaj Salianjit ka një hakmarrje nga ana e maxhorancës.

"Gjykatat marrin vendime politike. Kjo është hakmarrje e qartë ndaj deputetit Salianji, për denoncimet që ka bërë kundër trafikut të drogës, ku janë të përfshirë deputetë të maxhorancës dhe është përpjekje që ai të mos jetë deputet i parlamentit të Shqipërisë.

Besoj se është hakmarrje dhe për fitoren e Bashkisë së Kavajës, nga një sistem kriminal drejtësie. Drejtësia është bërë partiake. Ka shumë pak akte të pavarura." - u shpreh Meta.

Të këshilluara

Sot jepet vendimi për Ervin Salianjin

Në Gjykatën e Apelit sot jepet vendimi për deputetin e PD, Ervin Salianji, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe kolegë të tij demokratë. Disa nga dep...

13:02

Aksident me vdekje në Vlorë

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lex...

20:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI