Flash

Salianji pas dënimit: Vendim i parapërgatitur, si të të dënojë një funksionar i PS

Lapsi.al 26 September 2024
Salianji pas dënimit: Vendim i parapërgatitur, si të të

Apeli lë në fuqi vendimin e gjykatës së shkallës së parë në lidhje me deputetin e PD Ervin Salianji. Në fjalën e tij për mediat, Salianji tha se Gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur.

Ai u shpreh se seanca e kaluar u shty për t’i dhënë mundësi Fatmir Xhafajn për të sjellë nëpërmjet avokatëve të tij, vendimin me vulën e butë. Salianji deklaroi se ndihet sot si i dënuar politik.

"Siç e ndoqët në seancë, gjykata kishte ardhur me vendim të parapërgatitur. Fatmir Xhafaj ka ndërtuar këtë proces, për të sjellë vendimmarrjen me vulë të njomë. Gjykata pranoi provën.

Është njësoj sikur të të gjykojë një funksionar i PS-së. Një nga gjyqtaret është kunata e Belinda Ballukut.

Një tjetër është që do të shkojë në GJL dhe për të shkuar të Gjykatën e Lartë unë vras njeri ka deklaruar. Ky është dënim politik, njësoj si agjitacioni e propaganda dikur. Kam bërë një betejë për shoqërinë." - u shpreh Salianji.

“Unë kam bërë një shërbim të madh për interesin publik. Nuk kam bërë një betejë për të vjedhur dhe për të vrarë, por kam bërë një betejë kundër trafikantëve të drogës. Do ta bëj këtë betejë. Në të ardhmen do keni procese jo Babale, por Mamale.

Jam i nderuar, kam një medalje e cila shndrit në të gjithë karrierën politike. Do diskutojmë prapë për ti hyrë procesit në themel.

E gjitha kjo bëhet para para zgjedhjeve. Bëhet për shkak të problematikave që këtë kanë.  Do të jem në një fushatë të jashtëzakonshme, nuk jam i pari që bëj punë. Jam i dënuari i parë politik pas 34 vitesh. Do ta bëj nga burgu”, tha deputeti i PD.

Të këshilluara

Sot jepet vendimi për Ervin Salianjin

Në Gjykatën e Apelit sot jepet vendimi për deputetin e PD, Ervin Salianji, ndërsa në mbështetje të tij kanë shkuar edhe kolegë të tij demokratë. Disa nga dep...

13:02

Aksident me vdekje në Vlorë

Njoftimi i policisë: Vlorë/Informacion paraprak Sot, rreth orës 20:20, në afërsi të urës në Orikum, shtetasi K. C., 32 vjeç, duke drejtuar automjetin “Lex...

20:05

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

90.83

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI