Flash

Analiza e DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

Lapsi.al 27 September 2024
Analiza e DW: Ekonomia gjermane nuk po del nga stanjacioni

Institutet më të njohura të ekonomisë në Gjermani publikuan prognozën e tyre për ekonominë e vendit. Edhe këtë vit prodhimi i përgjithshëm bruto i Gjermanisë pritet të ulet më 0.1%. Përmirësim i lehtë pritet në 2025-n.

Institutet më të njohura studimore gjermane për ekonominë kanë prezantuar së bashku prognozën koniunkturore. Ata presin një zhvillim ekonomik të dobët në Gjermani. Sipas prognozës së tyre prodhimi i përgjithshëm bruto në këtë vit në vazhdim do të ulet me 0,1%. Në pranverë ata kishin parashikuar një plus me 0,1% dhe kishin konstatuar se"ekonomia në Gjermani është e dobësuar."

Përmirësim i lehtë pritet në vitin 2025, një plus prej 0,8%, por në pranverë institutet kishin llogaritur një plus me 1,4%. Në bazë të prognozave të deritanishme në vitin 2026 pritet një rritje ekonomike prej 1,3%.

Ndryshimi strukturor dhe konkurrenca nga Kina

Dobësimi koniunkturor në Gjermani zgjat prej kohësh. Në vitin 2023 ekonomia më e madhe europiane u tkurr me 0,3%. "Krahas dobësimit koniunkturor ekonominë gjermane e rëndon edhe transformimi strukturor", citon portali tagesschau Geraldine Dany-Knedlik, drejtuesja e departamentit "Prognozë dhe Politikë Koniunkturore" në Institutin Gjerman të Ekonomisë, DIW. "Dekarbonizimi, digjitalizimi, ndryshimi demografik dhe po ashtu konkurrenca më e fortë me kompani në Kina kanë vënë në lëvizje procese rregullatore strukturore që i ulin perspektivat e rritjes të ekonomisë gjermane."

Kritika ndaj paketës për rritjen ekonomike të qeverisë gjermane

Qeveria federale planifikon një paketë të rritjes ekonomike për shkak të dobësimit të ekonomisë. Megjithatë, masat nuk janë të mjaftueshme për shoqatat e fuqishme të biznesit. Ato kërkojnë reforma themelore dhe ankohen për çmimet e larta të energjisë krahasuar në shkallë ndërkombëtare, por edhe burokracinë e tepërt dhe mungesën e punëtorëve të kualifikuar.

Prognoza e përbashkët ekonomike është përgatitur nga DIW, Instituti Ifo, Instituti i Kielit për Ekonominë Botërore, Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike, Halle dhe RWI - Instituti Leibniz për Kërkime Ekonomike Essen. Ajo i shërben qeverisë federale si orientim për parashikimet e saj në tetor, të cilat merren si bazë për vlerësimin e të ardhurave të taksave.

Të këshilluara

Këmbimi valutor për ditën e sotme

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar sot euro do blihet me 98.6 lekë dhe do shitet me 99.2 lekë, ndërsa një dollar do blihet me 88.2 lekë dhe do shitet me 89.1...

08:33

ide

Jo dhunës, po organizimit!

Ajo që i duhet protestës sociale sot, më shumë se dhuna, është organizmi i një fronti të gjerë anti-sistem që bën bashkë përfaqësues të grupimeve të ndryshme sociale që emërues të përbashkët kanë pakënaqësinë me funksionimin e regjimit aktual politik dhe ekonomik. Ky front, që mund të quhet Fronti Flamingove, duhet të ketë përfaqësues nga studentët, pedagogët, ambientalistët, shoqëria civile, partitë e reja politike siç është Lëvizja Bashkë, punëtorët, fermerët dhe përfaqësues të komuniteteve të cilave po u grabiten tokat nëpërmjet modeleve të turizmit elitar

15:10 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Analiza/ Pse Perëndimi mbyll sytë për cenimin e demokracisë në Shqipërinë e Ramës

Në këmbim të besueshmërisë gjeopolitike, bashkëpunimit për emigrantët dhe kontrollit të kufijve, kryeqytetet perëndimore kanë toleruar centralizimin e pushtetit nga kryeministri. “Revolucioni Flamingo” ka vënë në pikëpyetje një pakt që rrezikon të nxisë pikërisht paqëndrueshmërinë që supozohej të parandalonte.

21:01 Gianluca Eramo

Me sytë katër

PAPARAZZI